TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Sot ishte në plan mbajta e seancës fillestare për ish zyrtarin policor Festim Ramadani dhe Jeton Misinin, të cilët akuzohen për vrasjen e 89-vjeçarit, Sadri Sadriu. Avokatët zëvendësues të të akuzuarëvë kërkuan shtyrjen e seancës, por kjo nuk u mirpritë nga Ramadani. E duke pasur parasysh deklaratat kontradiktore mes Festimit dhe avokatit të tij zëvendësues, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, mëngjesin e së enjtes nën pranga doli ish polici, Festim Ramadani dhe i dyshuari tjetër Jeton Misini.

Ata po akuzohen për vrasjen e 89-vjeçarit, Sadri Sadriu, më 16 gusht të vitit 2024 në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Ndërkohë që gjyqtari fton prokurorin të lexojë aktakuzën, avokati zëvendësues i të akuzuarit, Ramadani,  Naim Ferati kërkoi fjalën.

Ai kërkoi shtyrjen e seancës.

“Duke pasur parasysh që mbrojtja para disa ditësh ka parashtruar një kërkesë përmes adresës elektronike për shtyrjen e kësaj seance, me arsyet e përshkruara në këtë parashtesë, dhe në pamundësi që mbrojtja të ketë kontakt dhe komunikim kohëve të fundit me të mbrojturin tonë, kërkoj që kjo seancë të mos vazhdojë me leximin e aktakuzës, por të shtyhet për një afat tjetër kur do të jetë prezent edhe avokati kryesor dhe do të konsultohemi me të mbrojturin tonë. Duke marrë parasysh që aktualisht nuk i kemi të gjitha shkresat e lëndës për këtë çështje”, tha ai.

Të njëjtën kërkesë për shtyrje e pati edhe avokati zëvendësues i Jeton Misinit, Driton Sejdiu.

Por Festimi Ramadani e kundërshtoi këtë kërkesë, me arsyetimin se avokati nuk ishte konsultuar me të.

“Unë kërkoj që të mos shtyhet seanca dhe të deklarohem për fajësinë ose pafajësinë time, sepse avokati nuk më ka konsultuar për shtyrjen e seancës. Kërkoj që seanca të mbahet dhe të deklarohem rreth fajësisë”, tha  Ramadani

Në kërkesën me shkrim që avokati i Festimit i kishte drejtuar gjykatës, përveç shtyrjes, ai kishte kërkuar edhe një ekzaminim të ri, me arsyetimin se i mbrojturi, përveç të tjerash, kishte qenë edhe përdorues i substancave psikotrope.

Por, edhe këtë kërkesë, Ramadani kërkoj që të refuzohet.

“Unë nuk mendoj që kam nevojë të shkoj në ekzaminim. Kam vendosur që herën e parë kur kam qenë në ekzaminim ta ndërpres dhe të vij këtu në gjyq”, tha i akuzuari Ramadani.

Pas këtyre deklaratave, trupi gjykues vendosi të bëjë një pauzë të shkurtër prej 5 minutash në mënyrë që të konsultohen.

Mirëpo, qëndrimi i avokatëve dhe i Ramadanit mbeti i njëjtë dhe, pas kësaj pauze, si rrjedhojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për më 29 shtator 2025.

Më 18 korrik të këtij viti, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj ish-zyrtarit policor, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi, më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Stagnim dhe progres i limituar”- GLPS  shpalos të gjeturat kryesore të raportit të KE-së

“Stagnim dhe progres i limituar”- GLPS shpalos të gjeturat kryesore të raportit të KE-së

Punëtoret e larguar nga Ferronikeli thonë se u befasuan nga vendimi

Punëtoret e larguar nga Ferronikeli thonë se u befasuan nga vendimi

Nimani për Osmanin: S’mandatohet për kryeministër dikush me gjasa

Nimani për Osmanin: S’mandatohet për kryeministër dikush me gjasa

Aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit Haxhi Dërguti

Dafina Zeqiri publikon këngën “Ku shkove natën”

Dafina Zeqiri publikon këngën “Ku shkove natën”

Nimani për Osmanin: S’mandatohet për kryeministër dikush me gjasa

Nimani për Osmanin: S’mandatohet për kryeministër dikush me gjasa

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit Haxhi Dërguti

Aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit Haxhi Dërguti

Maliqi: Arrestimi në kohë dhe dënimet e ashpra për dorasit do të ndikonin në uljen e vrasjeve

Maliqi: Arrestimi në kohë dhe dënimet e ashpra për dorasit do të ndikonin në uljen e vrasjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën