TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autobusët e Podujevës bllokojnë punën – kërkojnë kthimin te “Xhamia e Llapit”

Shoqata e autobusëve të Podujevës protestoi sot para Komunës së Prishtinës me të njëjtën kërkesë për kthimin e stacionit të autobusëve të “ Xhamia e Llapit”. Këtë e kundërshtuan nga Komuna, por nga shoqata thanë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
1 0
A A

Ditën e nisën para Komunës së Prishtinës.

Këta anëtarë të Shoqatës së Transportit të Autobusëve të Podujevës protestuan sërish duke kërkuar tu lejohet të ndalen te “Xhamia e Llapit”.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Beqir Mustafa, stacionin që u ka vendosur Komuna e Prishtinës nuk është i duhuri.

Ndonëse në muajin mars kishin arritur një marrëveshje, sipas Mustafës, ajo nuk është zbatuar nga zyrtarët komunalë të kryeqytetit.

“Nuk do të punojmë deri në realizimin e kërkesave tona, me na e respektuar rendin e udhëtimit që e kemi nga Ministria, atëherë punojmë, përndryshe le t’i bart ky udhëtarët….Këta nuk po punojnë për popull hiç. Ne kemi probleme – jemi marrë vesh me i heq taksistët, kanë hy andej edhe s’i kanë larguar”, është shprehur Mustafa.

Rreth këtij vendimi, ankesa patën edhe qytetarët që marrin atë rrugë çdo ditë.

Ata thonë se stacioni ku detyrohen të presin, paraqet rrezik për jetë.

“…Po i bien me u sill ne prej Podujeve me ardhë një orë e gjysmë këtu edhe 40 minuta deri në Stacion edhe aty bën një orë deri sa të shkojsh në punë – 5 orë kjo është tmerr. Për neve është tmerr, shumë keq na kanë bërë. S’po e kuptoj pse kështu”, ka thënë një udhëtare.

“…Nuk e lënë të parkohet autobusi, duhet me dalë në semafor, rrezikohet jeta e qytetarit, është shkollë publike aty rrezikohet jeta e nxënësve, e mësimdhënësve. Ata kanë plotësisht të drejtë nëse kundërshtojnë pse presim ne aty, por Komuna duhet të bëjë një zgjidhje për neve udhëtareve”, është shprehur edhe një udhëtare tjetër.

Por nga Komuna e Prishtinës janë të prerë në qëndrime.

“…Qarkullimi brenda kryeqytetit nuk do të lejohet assesi, kthimi nga stacioni i ashtuquajtur ‘Xhamia e Llapit jo se jo’. Jemi duke tentuar që kërkesat tjera t’i plotësojmë, këtë e them që do të ketë mundësi që të dialogohet për dy pika që janë taksitë ilegale që janë preukopim ynë dhe kërkesë e tyre dhe pika tjetër është që disa linja tjera që i ka të kontraktuara Komuna të mos kalojnë në territorin e Podujevës”, ka thënë Donat Lushaku, drejtor i mobilitetit.

Nga kjo drejtori thanë se në zonat ku u është caktuar të operojnë këta autobusë, ekzistojnë të gjitha shenjat që tregojnë ndalesat, edhe pse fizikisht nuk ka një stacion të ndërtuar.

Për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë kësaj proteste, të pranishëm ishin edhe Policia e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën