TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me ShBA e anëtarësimin në NATO

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, ka folur për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka dhënë detaje mbi marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa foli edhe për vizitat e tij në SHBA.

Maqedonci shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cilat, sipas tij, thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kemi një thellim dhe zgjerim të raporteve me SHBA, e veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga koha kur kam marrë detyrën e ministrit para dy vjetëve, kam pasur tre vizita në Departamentin e Mbrojtjes. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me ndihmëssekretarin e Mbrojtjes, jemi dakorduar për rrugën e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Konkretisht, kemi rënë dakord për disa pika ku do të fokusohemi dhe do të punojmë bashkarisht për implementimin e tyre, që Kosova të jetë e vetëqëndrueshme në aspektin e mbrojtjes dhe në të ardhmen të ketë kapacitete të afta për ta mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të saj. Kemi dakordim për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe për pjesëmarrje në misione në vende të huaja, si ajo që kemi bërë në Kuvajt. Po ashtu, kemi dy pika të veçanta: industrinë e mbrojtjes dhe një rritje të bashkëpunimit për përgatitjen e shoqërisë për të reaguar dhe për t’i mbështetur institucionet e sigurisë për të mbajtur qëndrueshmërinë në rast lufte. Do të kemi një fabrikë shtetërore ushtarake, ku së fundmi kemi pasur një takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve ushtarakë amerikanë me kompanitë tona, ku përveç sektorit publik, po punojmë edhe me sektorin ushtarak privat amerikan, që është një nga prioritetet e kryeministrit dhe për mua personalisht, për të fokusuar këtë industri jo vetëm për vendin, por edhe për eksport”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke pasur një ekip këshillues të NATO-s, i drejtuar nga një gjeneral gjerman, që mbështet Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për objektivat dhe afrimin me NATO-n.

“Natyrisht, SHBA ka të stacionuar trupa në Kosovë, jashtë mandatit të KFOR-it, që kanë për qëllim bashkëpunimin bilateral dhe mbështetjen në trajnime. Ushtria e SHBA-së na mbështet edhe me donacione, ku kemi ndërtuar një prej poligoneve më të mira për qitje me armë të lehta, që ka kushtuar 2 milionë euro. Gjithashtu, kemi pranuar një kontingjent automjetesh të blinduara, të cilat janë blerë me një shumë simbolike”, tha ministri.

Sa i përket ecurisë drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonci tha se: “Jemi duke bërë përpjekje për anëtarësim të plotë në NATO. Kosova ka ndërtuar kapacitete ushtarake nga fillimi dhe NATO ka qenë ajo që ka mbështetur krijimin e këtyre kapaciteteve.”

I pyetur nga moderatori për një datë fikse se kur Kosova mund të hyjë në NATO, ai tha: “Kemi një çështje diplomatike, sepse katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën. Shpresojmë që shumë shpejt këto vende të kuptojnë se shteti i Kosovës është një realitet, kurse Ushtria e Kosovës është një ushtri profesionale, e gatshme të kontribuojë bashkë me ushtritë e tyre, kudo për paqen dhe sigurinë në botë”.

Tags: Ejup MaqedonciNATOTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite avancojnë në Sirinë jugperëndimore

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën