TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Specialja e konfirmon se pranuan prova nga autoritetet serbe – sqaron procedurat

Më 29 maj, Paneli Gjyqësor i Dhomave të Specializuara si prova ka pranuar një numër të madh dokumentesh. Në mesin e tyre, Prokuroria Speciale e Hagës në rastin Thaçi dhe të tjerët, përfshiu edhe prova nga autoritetet serbe. Nga Gjykata Speciale për Tëvë1, e kanë sqaruar procedurën e pranimit të provave, ndërsa njohësit e ligjit thonë se prokuroria speciale për këto prova i priti momentet e fundit.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
3 0
A A

Është gjykatë e Kosovës me seli në Hagë.

Por, disa nga provat që Prokuroria Speciale vendosi t’i paraqes kundër katërshes së UÇK-së, erdhën nga shteti serb.

Ky veprim, ngjalli reagime të shumta në vend.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Këta të fundit e kanë pranuar se me vendimin e 29 majit, Paneli Gjyqësor ka pranuar si prova një numër të madh dokumentesh, përfshirë provat nga autoritetet serbe.

Por, sa peshë do t’u japë atyre, thonë se është çështje që do të vendoset nga gjyqtarët gjatë shqyrtimit përfundimtar të të gjitha provave të pranuara.

“Dua të filloj duke sqaruar rolin e Panelit Gjyqësor lidhur me provat. Palët, Prokuroria dhe Mbrojtja, zgjedhin vetë se cilat prova dëshirojnë të përdorin për të mbështetur rastin e tyre. Kur pranojnë provat e paraqitura nga palët, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara ndjekin Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Rregullat e Procedurës dhe të Provave. Në fund të çështjes, gjatë shqyrtimit për aktgjykim, ata i vlerësojnë me kujdes të gjitha provat e pranuara, të paraqitura nga Prokuroria dhe Mbrojtja. Vendimi për pranueshmërinë e provave gjatë gjykimit është i ndarë nga vlerësimi përfundimtar i të gjitha provave të pranuara në aktgjykim”, thuhet nga Gjykata Speciale.

Por, njohësit e ligjit në Kosovë, thonë se do të ketë pasoja të mëdha nëse Paneli Gjyqësor vendos t’ua fal besimi këtyre provave.

Madje, avokati Ardian Bajraktari, thotë se për provat serbe, Prokuroria Speciale i priti momentet e fundit.

“Sa i përket çështjes së bashkëpunimit me autoritetet serbe, ka qenë në vazhdimësi ajo që e ka karakterizuar punën e kësaj prokurorie. Po ashtu, është për keqardhje fakti se një numër të madh provash, përfshirë edhe këto, i ka dorëzuar në momentet e fundit, për çka e ka vë në sprovë bukur të madhe palën mbrojtëse, për faktin se trupi gjykues e ka caktuar një afat realitivisht të shkurtë”, tha avokati Ardian Bajraktari.

E shqetësuar për këtë veprim të Prokurorisë Speciale, u shpreh të martën edhe e para e vendit.

“Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funksionoj sipas sistemit juridik të RKS-së, të pranoj prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë”, u shpreh presidentja Vjosa Osmani.

Ndryshe, të enjten mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshet e Prishtinës, kundër, sipas tyre, padrejtësisë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Vuani nga pagjumësia? Hani këto ushqime para se të flini dhe problemi zgjidhet

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën