TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sopa: Gjykata Speciale ka devijuar misionin – protesta e sotme është thirrje për drejtësi

by TËVË 1
10 muaj ago
1
A A
Sopa: Gjykata Speciale ka devijuar misionin – protesta e sotme është thirrje për drejtësi

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopa, ka reaguar ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar se ajo ka devijuar nga qëllimi fillestar për të cilin ishte themeluar.

Në prag të protestës që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Sopa deklaroi se themelimi i kësaj gjykate ishte rezultat i një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin.

“Ne e dimë se është formuar Gjykata me një presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi Parlamentin dhe mbi të gjitha institucionet. Por, asokohe krerët institucionalë nuk iu kanë frikësuar asnjë gjykate, sepse UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë dhe çlirimtare”, u shpreh ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Sipas tij, vetë ata që e mbështetën formimin e saj sot po përballen me akuzat dhe proceset e saj, gjë që e bën këtë realitet edhe më të padrejtë.

Sopa gjithashtu kritikoi faktin që hetimet për trafikim organesh janë pushuar, duke theksuar se kjo e bën të pakuptimtë vazhdimin e misionit të kësaj gjykate.

“Gjykata Speciale është e dëmshme dhe po rezulton se ka devijuar nga rruga e saj për çfarë është themeluar. Me pushimin e hetimeve për trafikim organesh, kjo Gjykatë nuk do të duhej të vazhdonte misionin e saj”, tha ai.

Protesta e sotme është thirrur nga OVL-UÇK dhe është mbështetur edhe nga subjekte opozitare, me qëllim për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Tubimi pritet të fillojë në orën 17:00 në sheshin kryesor të Prishtinës dhe pritet pjesëmarrje masive nga qytetarët./teve1.info/

Tags: Fatmir SopaGjykata SpecialeProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën