TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e ndriçimit shqetëson banorët e Prishtinës – Komuna premton zgjidhje brenda javësh

Mungesa e ndriçimit publik vazhdon të jetë shqetësim për banorët e disa lagjeve të Prishtinës, përfshirë edhe “Tokbashqen”. Qytetarët thanë se më shumë kanë hall për fëmijët, derisa Komuna ka bërë të ditur se zgjidhja do të bëhet mbrenda disa javësh.

by tëvë1
12 muaj ago
1 0
A A

Autori: ADEA MUSTAFAJ

Është një ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytet.

Mirëpo kjo pjesë në parkun e “Tokbashqes” ka mbetur në errësirë.

Të shqetësuar me këtë situatë po shprehën banorët e kësaj zone.

Sipas Seladin Nezirit, ndriçimi publik mungon që nga stina e pranverës, e hall më të madh ka për fëmijët.

“Në këtë lagje si prioritet duhet me i dhanë Komuna, kush e ka për obligim këtë. Ndriçim nuk ka. Diku ka ndonjë dritë nëpër mahallë, mirëpo në mahallën tonë prej pranverës nuk ka…Ne gjithmonë jemi të rrezikum aty, por fëmijët janë më së shumti të rrezikum. Tash është pushimi, por në shkollë prej pranverës nuk kanë pas ndriçim”, ka thënë Neziri.

E Zeqir Canolli, thotë se mungesa e dritave po ndikon në ndjenjën e sigurisë.

“Dritat s’po punojnë. Edhe në lagjen tonë ‘Dem Ahmeti’, nuk po punojnë dritat…S’është e sigurt. Nuk është e sigurt se terr”, është shprhur Canolli.

Kritika për këtë situatë kanë edhe nga opozita në Komunën e Prishtinës.

Nga Vetëvendosje thonë se është një nevojë emergjente vendosja e ndriçimit publik.

“Parqet duhet të kenë ndriçim patjetër. Dështimi në menaxhimin e ndriçimit publik është kryesisht kompetencë e Komunës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, dhe ne si opozitë u bëjmë thirrje që sa më shpejt ta rregullojnë ndriçimin publik në kryeqytet…Ata e kanë një të mirë që ymytin qytetarëve nuk ua këpusin kurrë, por është emergjente që të ketë ndriqim publik në rrugë, sidomos në parqe për shkak të sigurisë së qytetarëve”, ka thënë Zeka.

Por nga Komuna e Prishtinës bënë të ditur për televizionin se punimet tashmë kanë filluar dhe zgjidhja do të bëhet brenda disa javësh.

“Jemi duke punuar intensivisht me ndriçim publik. Jemi duke bërë shtim të ri të rrjetit dhe ndërrim të trupave ndriçues edhe në lagjen ‘Tokbashqe’, e deri në ‘Sofali’. Po mendoj që për dy-tre javë ditë kanë me u vendos kabllot e reja, rrjeti i ri i shtrimit të ndriçimit publik dhe ndërrimi i trupave ndriçues. Pastaj edhe ndriçimi smart LED po aplikohet tash në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Sipas Komunës, projekti për shtrimin e rrjetit të ri të ndriçimit dhe ndërrimin e trupave ndriçues përfshin rreth 90 përqind të lagjeve në kryeqytet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën