TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Materiali që shkakton kancerin e mushkërive ende prezent në çati

Përkundër që dikur konsiderohej si material praktik, sot azbesti vlerësohet mjaft i rrezikshëm për shëndetit. Megjithatë, shumë çati gjithandej Kosovës vazhdojnë të jenë nga azbesti.

by tëvë1
7 muaj ago
3 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Çati që në pamje të parë duken të zakonshme.

Por nën to fshihet një rrezik që nuk shihet me sy.

Ato janë të ndërtuara me mbetje azbesti, një material që cilësohet i rrezikshëm për jetën.

Në qendër të kryeqytetit, shumë objekte kanë të vendosura çati të tilla.

Sipas pulmologut Besim Morina, ekspozimi ndaj asbestit rrit rrezikun nga kanceri i mushkërive.

“Më së shumti dhe më së keqi kemi një gjendje klinike, kanceri i mushkërive që ne e kemi pa dhe jo vetem ne por edhe studimet e kanë parë ne lidhje direkte në mes te ekspozimit në asbest dhe zhvillimin e kancerit të mushkërive dhe pelhures apo cipës së mushkërive”, thotw Besim Morina -pulmulog.

Mirëpo në Kosovë, sipas Morinës, shumica e qytetarëve nuk kanë informacione për rreziqet nga azbesti.

“Shumica e qytetarëve në Kosovë nuk e kanë as informacionin më të vogël lidhur me dëmet e asbestit në sistemin respirator edhe në trup në përgjithësi dhe nuk e din qe asbesti ka efekte të dëmshme, tani së fundmi me paraqitje në media me rrjete sociale disa prej popullates e kanë vrejt që nuk ka mjaftushem informacion”, thotë Morina për Tëvë1.

Ekspertja e këtij materiali, Mimoza Dugolli, tregon se Kosova ende nuk e ka një strategji për identifikimin dhe largimin e azbestit.

“Ne si vend jemi duke çalu shumë në këtë aspekt sepse Kosova ende nuk e ka një strategji për ta identifiku se ku gjenden keto materiale per ta kriju një far plani strategjik se si do ta largoj se si do ta asgjësoj pa i rreziku njerëzit dhe pa e ndotë mjedisin nga ky material”, shprehet Dugolli.

Dugolli tregon se si përdorimi i azbestit u pa i rrezikshëm për shëndetin në shumë shtete të zhvilluara.

“Pas një përdorimi shumë të madh shumica e shteteve e kanë zbuluar që është një material kancerogjen. Dhe shumë i rrezikshem për shëndeti, Britania e madhe kanë pasë një numër të madh të vdekjeve se ka qenë përdoruesi më i madh i këtij materiali dhe pas një studimi e kanë vrejt që ekspozimi ndaj këtij materiali ka sjellë sëmundje të pasherueshme te njerëzit te ata qe e kanë perdor e kan trajtu”, tregon ajo.

Në një përgjigje me shkrim për televizionin, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se është bërë identifikimi i sipërfaqeve me azbest, porse për deponim iu nevojitet një miratim nga asambleja komunale dhe ministria e Ambientit.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Ambientit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Përveç kulmeve, azbesti vazhdon të jetë i pranishëm edhe në gypa të ujit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën