TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

by tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bwrw tw ditur se  ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore “në rajonet e përshtatshme” si përgjigje ndaj komenteve “shumë provokuese” të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev.

Trump tha se veproi “në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më shumë se thjesht fjalë. Fjalët kanë rëndësi të madhe dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paqëllimshme – shpresoj që ky të mos jetë një nga ato raste”.

Ai nuk bëri të ditur se në cilat zona janë vendosur dy nëndetëset.

Medvedev së fundmi ka kërcënuar SHBA-në si reagim ndaj ultimatumit të Trump drejtuar Moskës për të pranuar një armëpushim në Ukrainë, ndryshe do të përballet me sanksione të ashpra.

SHBA dhe Rusia zotërojnë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër në botë.

Megjithatë, Trump nuk sqaroi nëse bëhej fjalë për nëndetëse me energji bërthamore apo me armë bërthamore, në postimin e tij në Truth Social.

“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura”, ka shkruar Trump, raporton BBC.

Së fundmi, Trump dhe Medvedev janë përfshirë në një përplasje personale me akuza të ndërsjella në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi Trump i ka vendosur një afat të ri Putinit për t’i dhënë fund luftës deri më 8 gusht.

Para kësaj, të hënën ai kishte caktuar një afat prej “10 ose 12” ditësh. Më herët gjatë korrikut, ai kishte kërcënuar Rusinë me tarifa të ashpra ndaj naftës dhe eksporteve të tjera nëse lufta nuk përfundon për 50 ditë.

Të hënën, Medvedev – i cili mban postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë në Rusi – e akuzoi Trumpin se po “luan lojën e ultimatumeve me Rusinë”.

Në një postim në X, ai tha se “çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës”.

Më herët në korrik, ai e kishte quajtur ultimatumet e Trumpit si “teatrale”, duke shtuar se “Rusia nuk do t’ia dijë”.

Ndërsa të enjten, përmes një postimi në Telegram, Medvedev paralajmëroi për një “kërcënim të dorës së vdekur” – që sipas disa analistëve ushtarakë i referohet sistemit të sulmit të kundërpërgjigjes bërthamore të Rusisë.

 

E premtja nuk ishte hera e parë që Trump iu përgjigj komenteve të Medvedevit. Të enjten, ai e quajti Medvedevin “ish-presidentin e dështuar të Rusisë, i cili mendon se është ende president”.

Trump gjithashtu e paralajmëroi Medvedevin që të “kujdeset për fjalët e tij”, duke shtuar se “po hyn në territor shumë të rrezikshëm!”

Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së të premten se nuk kishin asnjë koment shtesë për deklaratat e Trumpit.

Kremlini nuk ka komentuar publikisht deklaratën më të fundit të Trumpit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: nendetset berthamoreRusiaTeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën