TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot shpallet aktgjykimi për Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në Prizren

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Sot shpallet aktgjykimi për Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në Prizren

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i njohur me nofkën “Miki”, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Pleskoviqi në bashkëkryerje dyshohet se më 1 shtator të vitit 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, mori pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë: dy anëtarëve të familjes Daçaj (B.D. dhe R.D.) dhe Fatmir Bojaxhiut (F.B.).

Ngjarja tragjike ndodhi kur viktimat, së bashku me tre të mbijetuar – Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati – kishin shkuar në malin afër për të mbledhur dru për ngrohje. Sipas dëshmive, ata ishin ndaluar nga një grup prej 7-8 personash të armatosur serbë, të veshur me uniforma policore dhe ushtarake, të cilët i kishin fyer dhe urdhëruar të ndaleshin.

Në mesin e tyre, të mbijetuarit e kishin identifikuar të pandehurin Millosh Pleskoviq, i cili sipas aktakuzës kishte hapur zjarr me armë automatike të tipit “kallashnikov” ndaj grupit. Si pasojë, tre nga ta mbetën të vrarë në vend, ndërsa të tjerët shpëtuan duke ikur në drejtim të shtëpive të tyre.

Një veprim heroik është përshkruar nga i ndjeri B.D., i cili e kishte shtyrë me krah Xhenger Canën për ta shpëtuar, pasi ishte më i riu në grup. Pas një jave, trupat e pajetë të viktimave u gjetën të gjymtuar – njëri pa kokë dhe tjetri pa njërën këmbë.

Millosh Pleskoviq u arrestua më 30 shtator 2023, në fshatin Uglar, ku jetonte pas largimit nga Prizreni. Që nga ajo kohë ai ndodhet në paraburgim. Në seancën e janarit 2025, ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa dëshmitarët paraqitën versionet e tyre të ngjarjes në sallën e gjyqit.

Vendimi i gjykatës për këtë rast pritet të shpallet gjatë ditës së sotme.

Tags: Gjykata ThemeloreMillosh PleskoviqinTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE: Pasivizimi i adresave në Luginë po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE: Pasivizimi i adresave në Luginë po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare

Punëtorët e KEK-ut protestojnë para korporatës, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEK-ut protestojnë para korporatës, kërkojnë rritje të pagave

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit

Pamjet e makinës që u përfshi në aksidentin e rëndë në ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një grua

Mbajtën peng 39-vjeçarin nga Kosova dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë

Policia e Shtetit kap dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë

Policia e Shtetit kap dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë

Pamjet e makinës që u përfshi në aksidentin e rëndë në ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një grua

Pamjet e makinës që u përfshi në aksidentin e rëndë në ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një grua

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën