TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë kërkimet në Ujman – Ende asnjë gjurmë e mërgimtarit

Tashmë janë bërë mbi 24 orë nga raportimi se një mërgimtar i cili kërceu nga ura në Liqenin e Ujmanit, nuk doli më nga uji. Ekipet kanë vazhduar kërkimin e trupit edhe sot, mirëpo pa ndonjë rezultat. Tëvë1 ka qëndruar në vendngjarje dhe ua sjell detajet e fundit nga operacioni i kërkimit.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Shiritat e sigurisë, edhe të hënën u panë mbi urën e Liqenit të Ujmanit.

Kjo meqë nga kjo pikë, një qytetar kërceu për t’u larë mesditën e së dielës.

Por i njëjti, nuk arriti të dal më mbi sipërfaqen e ujit.

Për këtë,  edhe 24 orë pas ngjarjes tragjike, ekipet po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë.

Viktima besohet të jetë një 33 vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Gjatë gjithë kohës, familjarët e të ndjerit po qëndronin në vendngjarje.
Por, operacioni për gjetjen e trupit të më të dashurit të tyre po del të jetë i vështirë.

Kjo për shkak të thellësisë të Liqenit të Ujmanit.
“Sa i përket terrenit është shumë e vështirë, sepse thellësia arrina deri në 30-50 metra thellësi, nuk është asnjë pjesë e njëjtë. Është pjesë e ngurtë poshtë, nuk na pengon pjesa poshtë por thellësia e madhe. Kërkimet gjatë natës janë të vështira për shkak se dukshmëria është zero. Pajisjet janë të mjaftueshme, solare të cilat vendosen në anije dhe ekipi punon me to”, ka thënë Liridon Ahmeti, kryetari i klubit të zhytjes.

RR.L kishte ardhur për pushime në Kosovë nga shteti i Suedisë.

Për këtë, të hënën këtu u panë edhe zyrtarë nga ambasada suedeze në Kosovë.

Ndërsa gjatë gjithë kohës mbi Ujman, patrullonte edhe Policia e Kosovës.

Këta të fundit, kanë një apel për qytetarët që ditët e nxehta të verës, vendosin t’i kalojnë në këtë liqen.
“Do të dëshironim të bënim një apel, që qytetarët, mërgimtarët sidomos që vijnë këtu, mos ta shohin këtë urë si lartësi të vogël e të mos hidhen nga ky vend. Nga këtu kanë kërcyer profesionistët dhe mbase i kanë parë në televizion dhe për këtë arsye dikush e merr guximin të hidhet nga këtu”, ka thënë Veton Elshani.

Afër familjarëve të hënën, qëndroi edhe i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Është një dhimbje për të gjithë neve, ekipet janë duke u përpjekur në vazhdimësi për ta gjetur trupin dhe jemi këtu për t’i përcjell ekipet dhe për të marrë informacionet rreth detajeve të fundit që po zhvillohen këtu”, ka thënë Zeqiri.

Kërkimet për trupin e pajetë të RR.L, do të vazhdojnë edhe në mbrëmjen e së hënës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën