TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fermerit nga Vitia iu dogjën 43 dele nga zjarri, i emocionuar flet për ngjarjen e rëndë

43 dele i janë djegur nga zjarri një personi nga fshati Stubëll e Poshtme në Viti. Fermeri Ilaz Mustafa në gjendje të rënduar, tregon se si një pjesë rëndësishme e pasurisë, iu dogj brenda pak minutave.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1 0
A A

Thuajse e tërë pasuria iu bë shkrumb e hi brenda disa minutave.

Ilaz Mustafës nga Stublla e Poshtme e Vitisë, iu dogj stalla bashkë me 43 dele.

“Veç kur e kemi pa jemi dal me djem me krejt çka kemi pas familje nuk kemi mundur asgjë më shpëtuar çka ka pas këtu, është kall edhe te kojshia, por dha Zoti erdhën zjarrfikësit e na ndihmuan se kemi duke u djegur me krejt”, thotë ai.

Ani se shkakun që erdhi deri këtu nuk e dinë, Mustafa thotë se i janë shkaktuar dëme të mëdha financiare.

“Duhet me i llogaritë domethënë 43 copa, nën 300 euro nuk kam pas vetëm dashi kishte me i bë 500/ 600 euro por unë po e lë 300 euro më të lirën aty mbërrijnë 12/13 mijë euro. Stallën kush e ndërton edhe kjo kushton me 7/8 mije euro nuk mundesh me ndërtuar.”, thotë Mustafa.

71 vjeçari tregon se i harroi dëmet materiale, kur pa që në këtë ndodhi të rëndë iu lënduan disa familjarë.

“Kur e kam pa gruan e vëllait në tokë shtirë i kam harru krejt, por deshi Zoti shpëtoi djali e ka djeg krahun”, shprehet fermeri.

E përveç që dolën për të shuar zjarrin, njëri nga zjarrfikësit shpëtoi edhe një grua.

“Me të marr lajmërimin menjëherë e kam nisur ekipin e parë për ne vendin e ngjarjes dhe kemi shtuar forcat shtese edhe forcat tjera me dy automjete e tri automjete gjithsej kanë shkuar. Është me rëndësi të shpëtohet jeta e njeriut në atë rast ka pasur krizë edhe për jetë njeriu. Një grua ka qenë e asfiksuar dhe nga vetë një udhëheqës skuadre që ka qenë me ekipin ia ka dhënë ndihmën e parë që e ka shpëtuar nga vdekja që ka qenë shumë në krizë”, tregon Hetem Jakupi, komandant i zjarrfikësve.

Për të parë nga afër dëmin dolën edhe krerët komunal të Vitisë.

“Ne e kemi një komision në kuadër të Komunës që do të dalin ata në vend të ngjarjes e do të vlerësojnë e do të shohim se sa janë dëmet në mënyrë që t’i dëgjomë letrat në ministri se aty është një fond i emergjencave. Kryetari i Komunës është në gjendje të i ndihmojë në ato kompetencat sa ne kemi por fondi për raste të tilla është në kuadër të ministrisë”, tha Basri Aliu –drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjenca.

Në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur vatra të shumta zjarri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën