TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjenocid në Gaza? Eurodeputeti holandez kërkon masa të ashpra ndaj Izraelit

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, gjatë një interviste dhënë për Tëvë1 thotë se mes tjerash se në Gaza po kryhet gjenocid. Ai me disa deputetë të tjerë ka kërkuar veprime konkrete nga shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas, për ti dalë në ndihmë civilëve të pafajshëm.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
1 0
A A

Fotot nga Gaza të fëmijëve në gjendje tejet të rëndë nga mungesa e ushqimit, janë bërë dëshmi e përditshme e një mizorie që veç po rritet.

Për këtë janë vënë në lëvizje disa deputetë të Parlamentit Evropian.

Ata  po kërkojnë që të ndermirën masa ndëshkuese ndaj Izraelit.

Njëri prej tyre që ka ngritur shqetësime për vrasjet e civilëve në Gaza është eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

Reuten thotë se para syve të botës po kryhet gjenocid në Gaza andaj ka kërkuar veprime konkrete nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për t’i dalë në ndihmë civilëve.

“Letra që i kemi dërguar shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, është vetëm një nga përpjekjet për të rritur presionin ndaj Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare. Të gjithë – nga ekspertët deri te qytetarët – po e shohin se ajo që po ndodh në Gaza është e papranueshme: është një gjenocid para syve tanë. Nuk e kuptoj pse, por ekziston një grup i vogël njerëzish brenda Komisionit Evropian dhe disa parti politike që refuzojnë të marrin masa ndaj Izraelit, për ta shtyrë drejt paqes dhe për t’i lejuar ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza”, ka thënë Reuten.

Politikani holandez vlerëson se si të domosdoshme që të ndalohet tregtia e armëve me Izraelin si dhe të vendosen sanksione ndaj Izraelit.

Tutje ai thotë se nëse nuk veprohet tani ka rrezik që me mijëra palestinez të tjerë të vdesin nga uria.

“Shpresoj që në ditët në vijim do të ketë vullnet politik për zbatimin e sanksioneve që tashmë janë në tavolinë. Duhet të ndalet tërësisht tregtia e armëve me Izraelin dhe të vendosen sanksione individuale ndaj ministrave me pikëpamje ekstremiste. Ne duhet të veprojmë tani, para se të bëhet shumë vonë, sepse në javët e ardhshme shumë njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria”, shtoj Reuten.

Së fundmi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Franca do ta njoh pavarësinë e Palestinës.

Ai ka kërkuar që urgjentisht të ndalet lufta në Gaza dhe që popullata civile të shpëtohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

Përballja në gjykatë mes OEK dhe ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike

Përballja në gjykatë mes OEK dhe ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike

Kurti kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Selimi kritikon qeverinë

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Hyseni premton krijimin e Zyrës së Mërgatës në Gjilan

Hyseni premton krijimin e Zyrës së Mërgatës në Gjilan

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën