TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

E quajti UÇK-në terroriste, Popoviq del para gjykatës

Një fjalim i mbajtur në Rahovec, në të cilin përdori gjuhë të rëndë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kushtoi zyrtarit të qeverisë së Serbisë, Igor Popoviq. Për këtë çështje, ai ka dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi Prokuroria Speciale e ngarkon atë me përdorim të gjuhës së urrejtjes.

by Doresa Geci
6 muaj ago
1 0
A A

Me pranga në duar e sollën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Zyrtarit të qeverisë së Serbisë, Igor Popoviq, i doli punë me drejtësinë kosovare, pas një fjalimi të mbajtur Rahovec, në të cilin përdori gjuhë të rëndë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

UÇK-në, Popoviq e quajti organizatë terroriste.

“Kjo është sikur të përpiqesh të mbash një fjalim në Jeruzalem, aty ku ka vuajtur Krishti. Vëllezërit tanë kanë vuajtur sepse terroristët e UÇK-së nuk i donin serbët në këto anë, dhe me ekzekutimin e tyre donin të frikësonin popullsinë tjetër serbe, në mënyrë që të largohej nga ky rajon”, kishte thënë ai.

Në këtë fjalim, Popoviq bëri edhe një krahasim të UÇK-së, me krimet të cilat po i kryejnë forcat izraelite në Gaza.

“Dhemb edhe fakti që terroristët dhe organizatorët, ekzekutuesit e krimeve, nuk janë gjetur dhe ndëshkuar gjithë këto vite, megjithëse shohim që për një krim të ngjashëm – rrëmbimin e civilëve izraelitë – shkatërrohet e gjithë Gaza. Përkundër të gjitha grupeve ndërkombëtare hetimore të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës, nuk ka të gjykuar e të ndëshkuar, përkundrazi, UÇK ende konsiderohet si organizatë çlirimtare dhe luftëtare për liri”, ishte shprehur zyrtari serb.

Me t’u bërë publik ky fjalim, Popoviq u ndalua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, duke ia pamundësuar atij shkuarjen në Serbi.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që Popoviqit t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Seanca që nisi pasditen e së dielës, zgjati rreth një orë e gjysmë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Kamberi kërkon ndryshimin e Ligjit për pakicat, flamuri kombëtar të përdorët lirshëm

Kamberi: Këtë vit presim ngritje ndërkombëtare të çështjes së Luginës së Preshevës

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Lëvizje e papritur, Kumbulla pritet të kaloj te Udinese në Itali

Lëvizje e papritur, Kumbulla pritet të kaloj te Udinese në Itali

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Hasani: S’ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për presidentin, Osmani shkeli Kushtetutën njësoj si Qeveria

Mirlind Kryeziu pritet të kthehet te Zurichu

Mirlind Kryeziu pritet të kthehet te Zurichu

Lëndohet Granit Xhaka, mungon ndaj West Ham Unitedit

Lëndohet Granit Xhaka, mungon ndaj West Ham Unitedit

Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor në Turqi

Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën