TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri tani, vetëm pesë gra kandidate për kryetare të komunave

Për zgjedhjet lokale në tetor, vetëm pesë gra janë kandidate për të kryetare të komunave. Dy prej tyre janë nga Partia Socialdemokrate dhe tri të tjera nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Profesori universitar Avdi Smajljaj thotë se kjo praktikë është e përsëritur. Kurse aktivistja për të drejtat e grave Adelina Tërshani vlerëson se partitë akoma janë patriarkale.

by Fetije Kamberi
5 muaj ago
2 0
A A

Më 12 tetor është data kur është caktuar mbajtja e zgjedhjeve lokale.

E deri tani, kësaj gare ia kanë mësyrë vetëm pesë gra.

Dy prej kandidateve janë nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini në garë për kryeqytetin e Natyra Kuçi për komunën e Deçanit.

Përveç tyre, tri kandidate i ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga ky subjekt, Xhemile Murati e synon Ferizajn, Vildane Latifi Fushë-Kosovën dhe Hafize Sallahu Kaçanikun.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë asnjë kandidate grua në listën e kandidatëve për kryetarë.

Në 38 komuna, LDK-ja përfaqësohet vetëm nga burrat.

As Lëvizja Vetëvendosje dhe as Partia Demokratike e Kosovës, deri tash nuk e kanë shpallur asnjë kandidaturë të grave.

Me një praktikë të tillë nuk befasohet profesori universitar, Avdi Smajljaj.

Ai thotë se gratë shfrytëzohen vetëm kur vjen puna për kuotën gjinore.

“Mendoj që kjo reflekton një shkallë të konsiderueshme të patriarkalizmit në organizimin e partive politike, si duket vetëm aty ku janë të detyruar siç është rasti i kuotës për Kuvend dhe për asamble ofrojnë emra sepse janë të obliguar me ligj dhe unë e kam thënë edhe më herët që ky ligj dhe këto rregulla janë bërë më shumë si kërkesë e ndërkombëtarëve sesa vërtetë që kanë reflektuar në vullnetin e partive politike sepse të ishte kështu do të kishim edhe më shumë kandidate për kryetare të komunave dhe besoj shumë që posti i kryetarit të komunës është një post bukur i fuqishëm me ekzekutiv që kërkon një shkallë të lartë të menaxhimit dhe vendimmarrjes dhe partitë politike e shohin më lehtë që të funksionojnë me meshkuj”, shprehet ai.

Që kjo praktikë është e përsëritur, e thotë edhe aktivistja për të drejtat e grave, Adelina Tërshani.

Ajo vlerëson se partitë ende janë patriarkale përbrenda që nuk ua besojnë këtë post grave.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit është 33,540 votues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën