TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Buja pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së: Gjykim politik e etnik, po dëmtohet imazhi i Kosovës

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Buja pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së: Gjykim politik e etnik, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar pas vendimit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Dhomave të Specializuara, e cila rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për heqjen nga aktakuza të incidenteve që sipas tyre binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Buja ka thënë se ky është një vendim i pritur, por njëkohësisht i dëmshëm dhe politik.

Sipas Bujës, Specialja është gjykatë etnike, e cila do ta dëmtojë imazhin e Kosovës.

“Përveç mendjes, unë e kam edhe zemrën atje. Ka qenë një vendim që është pritur deri diku, sepse ky gjykim po vazhdon. Nuk është ngritur kjo aktakuzë për t’u ndërprerë në gjysmë – do të vazhdojë ky gjykim, që unë gjithmonë e kam quajtur gjykatë politike. Tash po shihet se është edhe etnike dhe kjo do ta dëmtojë shumë imazhin e Kosovës, në rast se vazhdon në këtë formë,” deklaroi ai.

Buja kritikoi institucionet shtetërore dhe shoqërinë për mosangazhim të mjaftueshëm në mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pak jemi duke bërë si individë, si shoqëri, si qeveri, si institucione të shtetit për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare. Bashkëluftëtarët e mi që janë atje, nuk janë vetëm individë me emra të përveçëm – ata përfaqësojnë të gjithë luftën e UÇK-së, mbi të cilën është shpallur shteti ynë”, tha ai.

Buja, i cili së fundi është dënuar me një vit burgim në rastin e veteranëve, theksoi se edhe ky vendim ishte politik dhe i pabazë.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm, të punojmë më shumë që ata t’i kemi në shtëpi, jo vetëm për familjet e tyre, por për shkak të vetë shtetit dhe historisë sonë të lavdishme”, përfundoi ai./teve1.info/

Tags: ish-kreret e UÇK-sëShukri BujaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën