TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seancë speciale në Bundestag: Serbia kreu gjenocid edhe në Kosovë

by teve1
1 vit ago
2
A A
Seancë speciale në Bundestag: Serbia kreu gjenocid edhe në Kosovë

Parlamenti gjerman ka mbajtur një seancë speciale përkujtimore për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Në sallë përveç deputetëve ishin të pranishëm edhe dy të mbijetuar të gjenocidit, si dhe ambasadorët e Bosnjës dhe Kosovës në Berlin.

Deputeti gjerman Michael Brand nga CDU theksoi se është e gabuar të thuhet që lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore ishte ajo në Ukrainë.

“Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte nisur luftëra që në vitin 1991 kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe më pas Kosovës. Evropa nuk kishte qëndrim të qartë për këto luftëra. Kishte vetëm fjalë, në vend që të veprohej,” tha ai.

Brand përmendi edhe një deklaratë të hershme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq:

“Nëse ju e vrisni një serb, atëherë ne vrasim 100 myslimanë,” duke e cilësuar si simbol të vazhdimësisë së dhunës, propagandës dhe lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Deputetët kritikuan ashpër qëndrimin e dobët të Evropës ndaj aleancës serbo-ruso-kineze, ndërsa një fjalim prekës mbajti deputetja Jasmina Hostert, e lindur në Sarajevë, e cila humbi dorën gjatë luftës në Bosnje.

Tensionet në sallë u rritën kur një deputet i ekstremit të djathtë tentoi të relativizojë gjenocidin në Srebrenicë, duke nxitur reagime të ashpra nga pjesa tjetër e deputetëve.

Kujtojmë se më 23 maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, me nismë të Gjermanisë dhe mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën