TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump letër Vuçiqit: Tarifë 35% për çdo produkt serb

Të martën presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur plot 14 letra në drejtim të po kaq vendeve. Kjo për t’i njoftuar ata për tarifën ndaj mallrave që këto shtete i eksportojnë në SHBA. Mes vendeve të para që u përballën me politikën e re të Trump, janë edhe Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
0 0
A A

U shkrua nga vet presidenti amerikan. E adresa e saj, ishte për homologun e tij në Serbi.

Përmes kësaj letre, Donald Trump, të martën e njoftoi Aleksandër Vuçiqin, se i vendosi një tarifë reciprociteti në produktet që i eksporton në SHBA.

Tarifa që hyn në fuqi me 1 gusht, ka për qëllim ta rregulloj deficitin tregtar të shtetit më të fuqishëm në botë.
“Marrëdhënia jonë ka qenë, fatkeqësisht, larg nga reciprociteti. Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të vendosim një tarifë prej vetëm 35% për çdo produkt serb të dërguar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga të gjitha tarifat sektoriale. Mallrat e rishpërndara për të shmangur një tarifë më të lartë do t’i nënshtrohen asaj tarife më të lartë. Ju lutemi të kuptoni se numri 35% është shumë më i ulët se sa nevojitet për të eliminuar pabarazinë e deficitit tregtar që kemi me vendin tuaj”, ka thënë Trump.

Por, pse në grupin e parë të letrave të dërguara, Trump zgjodhi të përfshinte dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor?

“Tani Trump ka filluar t’i lajmëroj shtetet grupe-grupe, jo të gjitha shtetet për menjëherë që tarifat do të jenë në fuqi nga 1 gushti. Ndër vendet e zgjedhura këtu, janë edhe dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, ato kanë tarifa më të larta se Kosova dhe SHBA kanë deficit tregtar më këto shtete dhe ajo çka është interesante, këto shtete eksportojnë shumë në SHBA pjesë të industrisë së automjeteve dhe industrive të tjera që janë me interes të presidentit Trump dhe ekonominë e Amerikës”, ka thënë njohësi i zhvillimeve të SHBA-së, Kaçiu.

Ndërkohë Kosova ka në fuqi një tarifë prej 10% për mallrat që hyjnë nga SHBA.

Për këtë, një letër e ngjashme nga Shtëpia e Bardhë pritet që ditët në vijim të arrijë edhe në Kosovë.
“Ky është vetëm grupi i parë që Trump i ka njoftuar për tarifat dhe u ka dërguar një letër ku iu kërkohet të negociojnë sipas kushteve të SHBA-ve dhe të mos marrin masa ndëshkuese ndaj Amerikës sepse mund të ketë tarifa edhe me të larta se këto, ndërsa grupe të tjera të shteteve do të lajmërohen në ditët apo javët në vazhdim dhe sigurisht edhe Kosova do të jetë njëra nga këto”, ka thënë tutje Kaçiu.

Përvec Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të martën Trump letra të ngjashme iu ka nisur edhe 12 vendeve të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën