TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat

by teve1
1 vit ago
1
A A
Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat

Në verë mund t’i gëzohemi plazhit, shëtitjeve në natyrë, festave me miq, cicërimave të zogjve, nxirjes së bukur të lëkurës dhe akulloreve.

Por për fat të keq, edhe stina e verës ka një element që ua prish lezetin të gjitha këtyre aktiviteteve të mësipërme.

Bëhet fjalë për mushkonjat. Këto të fundit, kanë patur këtë kohë një pasqyrim të gjerë mediatik për shkak të shpërthimit të virusit Zika.

1. Ekstrakti i Vaniljes

Përzjejeni atë me çfarëdo lloj kremi pa erë në masën 1 me 10 dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

2. Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit

Shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat. Me të mund të lyeni edhe një copë pambuk dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.

3. Livando
Mushkonjat nuk e durojnë dot erën e livandos, qoftë ajo e freskët e thatë ose në formë vajore. Për fatin tonë të mirë, livandoja përdoret në trajtimet aromaterapeutike si një kurë natyrale për qetësi dhe kundër ankthit. Livandon mund ta përdorni mbi rroba, në lëkurë, ose thjesht si lule në shtëpi.

4. Farat e karafilit

Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng me pak alkol që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

5. Dëllinja

Nëse keni organizuar aktivitet në natyrë hidhni disa degë dëllinje në zjarrin bubulak dhe mushkonjat nuk do t’ju shqetësojnë.

6. Kamomili

Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve. Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.

7. Borziloku i freskët ose gjethet e domates

Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.

8. Hudhra

Sipas të dhënave shkencore, mushkonjat i qëndrojnë larg atij ose asaj që ha shumë hudhër. Por mbani mend që nëse hani shumë hudhër edhe njerëzit do t’ju qëndrojnë larg, ndaj mos e teproni.

Nëse mushkonja arrin t’ju pickojë ju mund të bëni veprimet e mëposhtme që t’i shpëtoni asaj ndjesisë së tmerrshme për t’u kruar pa fund.

Mund të vendosni pak mjaltë tek zona e pickimit. Megjithatë duhet të keni kujdes dhe këtë ta provoni në shtëpi, sepse mjalti mund të tërheqë insekte të tjerë.

Mund të përdorni Aloe Vera. Por edhe gjethet e freskëta të borzilokut ndihmojnë duke ulur fryerjen. Ju mund të përdorni një pastë të përgatitur nga aspirina dhe uji ose një pastë të thjeshtë dhëmbësh./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Truke të thjeshta për të freskuar dhomën në verë

Truke të thjeshta për të freskuar dhomën në verë

Aksesorët që po transformojnë çdo veshje këtë sezon

Aksesorët që po transformojnë çdo veshje këtë sezon

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Ndryshimet që duhet t’i bëni pasi mbushni 30 vjet

Ndryshimet që duhet t’i bëni pasi mbushni 30 vjet

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën