TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Jashtëm turk në samitin e BRICS: Lufta në Gaza mund të sjellë pasoja globale

by teve1
1 vit ago
2
A A
Ministri i Jashtëm turk në samitin e BRICS: Lufta në Gaza mund të sjellë pasoja globale

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, paralajmëroi se lufta e Izraelit në Gaza ka shkatërruar dekada të tëra progresi në rajon dhe mund të sjellë pasoja në shkallë globale nëse agresioni nuk ndalet, sipas burimeve diplomatike turke.

“Po nuk u frenua agresioni dhe ekspansionizmi i Izraelit, pasojat do të ndihen në të gjithë botën,” deklaroi Fidan të dielën gjatë një sesioni në kuadër të samitit të 17-të të liderëve të BRICS në Rio de Janeiro, të mbajtur nën organizimin e Brazilit.

Gjatë një paneli të titulluar “Forcimi i Multilateralizmit, Çështjet Ekonomike-Financiare dhe Inteligjenca Artificiale”, Fidan theksoi se veprimet e Izraelit kanë vënë në krizë institucionet ndërkombëtare që janë përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

“Tragjedia e popullit palestinez ndodhet tashmë në qendër të diskutimeve për multilateralizmin,” u shpreh ai. “Kjo situatë përbën një sfidë serioze për legjitimitetin e institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.”

Ministri tha se Turqia po rrit përpjekjet për të nxitur zgjidhje paqësore dhe për të ulur tensionet në rajon, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur një paqe të qëndrueshme, shkruan Anadoly.

Ai shtoi gjithashtu se globalizimi ka krijuar varësi të ndërsjella që kanë dobësuar zinxhirët e vlerës, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe mineraleve kritike, çka thekson nevojën për rritje të qëndrueshme ekonomike, punësim dhe tregti të lirë.

“Ndërsa bota po kalon drejt një sistemi multipolar, qeverisja globale e inteligjencës artificiale po shndërrohet në një përparësi urgjente,” tha Fidan.

“Duhet të merren masat e nevojshme paraprake për të parandaluar që inteligjenca artificiale të shndërrohet në një mjet të ri dominimi.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën