TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

by Tëvë1
1 vit ago
5
A A
Serbia përdor MTS-në për qëllime destabilizimi në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe njëheri edhe kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me kërcënimin për vendosje bombe në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si pjesë të luftës hibride që Serbia po ushtron ndaj Kosovës.

Sipas Musliut, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë një kërcënim për bombë, i cili është dërguar nga territori i Serbisë përmes një numri të rrjetit serb MTS. Hetimet e para të institucioneve të sigurisë kanë zbuluar se numri ishte i regjistruar në emër të Lazar Živković, një shtetas serb që përmes platformave online shpërndan përmbajtje ekstremiste, përfshirë glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mladić.

Edhe pse vetëm pak çaste më vonë është konfirmuar se bomba nuk ishte reale, Musliu thekson se vetë kërcënimi përbën një akt serioz destabilizimi me motive të qarta politike dhe që synon krijimin e frikës dhe tensioneve në institucionin më të lartë të shtetit.

Ai kujton se ky rast është vetëm një nga shembujt e veprimeve hibride të Serbisë ndaj Kosovës, të cilat përfshijnë kërcënime, dezinformim dhe përkrahje për struktura kriminale.

Musliu ka kritikuar ashpër edhe operatorin serb MTS, i cili operon në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja, por që sipas tij refuzon të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë së Kosovës, duke mos ofruar të dhënat e kërkuara dhe duke fshirë informacione të ndjeshme – një praktikë që thuhet se është ndjekur edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Në fund, Musliu bën thirrje për masa konkrete nga institucionet përgjegjëse, për rivlerësimin e marrëveshjes për telekomunikim me MTS-në dhe për të siguruar që çdo operator që vepron në Kosovë të respektojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Tags: Agim Musliubombe ne kuvendnjohsi i qeshtjeveSerbia
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën