TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Objekti në zonën industriale shkrumb e hi, shkaktohen dëme materiale

Të enjten mbrëma, zjarri e kaploi një depo në Zonën Industriale në Prishtinë. Si shkak i këtij zjarri nuk pati të lënduar, por depoja u bë shkrumb e hi. Nga ekipet e zjarrfikësve thonë se intervenimi ka zgjatur disa orë dhe kanë kërkuar intervenime shtesë nga ekipet e tjera. Kompania falënderon zjarrfikësit dhe policinë për intervenimin.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
1
A A
Objekti në zonën industriale shkrumb e hi, shkaktohen dëme materiale

Edhe pas 16 orëve, tymi ishte prezent.

Ekipet e zjarrfikësve ishin ende në vendin e ngjarjes.

Si shkak i zjarrit një natë më parë, kjo depo në Zonën Industriale në Prishtinë u bë shkrumb e hi.

Sipas zëvendës-komandantit të zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamet Shkodra, zjarri është lokalizuar dy orë më vonë dhe janë mbrojtur objektet për rreth.

“Aty menjëherë është hetu se depoja ka qenë e përfshime nga flakët, ekipet menjëherë kanë reaguar, kanë mbajtë objektin nën kontroll diku rreth orës 22 e 20 minuta është bë lokalizimi i zjarrit që ne nënkuptojmë që është futë në kontroll dhe janë mbrojtur objektet që kanë qenë për rreth. Ku në anën e djathtë ka qenë një objekt i madh i operatorit IPKO, të cilin e kanë konsideruar si objekt të administratës dhe në anën e majtë janë mbrojtur disa objekte të Postës së Kosovës”, tha Shkodra.

Shkodra thotë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga ekipet e tjera për intervenim.

“Në ndihmë kemi thirrur edhe në stacionin e zjarrfikësve që është në Kodrën e Trimave, kemi kërku edhe nga stacioni i cili është në kuadër të brigatës i cili është i vendosur në Llabnasellë dhe është dashur të mobilizojmë staf të zjarrfikësve të cilët kanë qenë jashtë orarit”, tha ai.

Që zjarrfikësit kanë reaguar shpejtë thonë edhe nga kompania që iu është djegur depoja.

Derisa thanë se zjarri që shpërtheu nuk ka pasur ndikim në shërbime apo te klientët.

“Për të shuar zjarrin në depon tonë të enjten në mbrëmje, këta heronj punuan pa u lodhur, gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes herët, për të kontrolluar flakët dhe për të mundësuar sigurinë e të gjithë të përfshirëve. Falë reagimit të tyre të shpejtë, guximit dhe profesionalizmit, situata tani është plotësisht nën kontroll. Nuk pati të lënduar dhe shërbimet tona vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje. Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur”, deklaruan nga IPKO.

Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga drejtori i emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica rreth kësaj ngjarje mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën