TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tyson Fury do të kthehet sërish, vitin e ardhshëm

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Tyson Fury do të kthehet sërish, vitin e ardhshëm

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Tyson Fury, do të kthehet nga pensionimi gjatë vitit të ardhshëm, ka thënë ndërmjetësi i fuqishëm saudit, Turki Alalshikh.

36-vjeçari Fury u pensionua nga boksi në janar, pasi humbi rimeçin për titull të botës me Oleksandr Usykun një muaj më herët.

“’Gypsy King’ do të kthehet”, shkroi Alalshikh në X.

“Kam folur me të dhe e kam premtimin e tij që ta kem në Riad në vitin 2026. Kemi një lepur për të zënë”.

Britaniku Fury shpesh e quajti ukrainasin Usyk “lepur”, në përgatitjet për dy meçet e tyre për titull. Të dy meçet ishin zhvilluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, raportoi BBC.

Usyku e mposhti Furyn në maj të vitit 2024 me vendim të ndarë të gjyqtarëve, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm, me katër breza, në kategorinë e rëndë.

Në një postim në “Instagram”, Fury shkroi: “Le të shohim se çka do të sjellë viti 2026”. Ai e shkroi këtë mbi një foto të tij duke shtrënguar duart me Alalshikh, i cili është kryetar i autoritetit të përgjithshëm të argëtimit në Arabinë Saudite.

Alalshikh ka qenë figurë vendimtare në ngritjen e boksit në Arabinë Saudite. Bëri të mundur që në Arabi të zhvillohen disa meçe të profilit më të lartë.

Të mërkurën Fury la të kuptohet se do të dëshironte një meç në Britani të Madhe.

“Me kë do të preferoja të luftoja tani? Usyk. Sepse dua hakmarrjen time në Angli”, u tha ai gazetarëve në një aktivitet të Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit në Stamboll.

“Nuk besoj se kam pasur shans të drejtë në dy rastet e kaluara. Kjo është e gjitha që dua. Dua një shans të drejtë pasi nuk besoj se e kisha këtë në dy meçet e kaluara. Ky është ai që dua, por nëse nuk e marr atë atëherë do të jetë me Joshuan. Do të ishte meçi më i madh britanik në histori. Do të thyheshin të gjitha rekordet dhe do të shiteshin 100 mijë bileta për ‘Wembley’ brenda një ore. Është ndeshje që mund të ndodhë, me siguri, nëse vendos të kthehem”.

Fury ende nuk është përballur me Anthony Joshuan, që u mposht nga Daniel Dubois në shtator.

Ndërkohë Usyk do të bëhet dy herë kampion i padiskutueshëm i kategorisë së rëndë, nëse e mposht Duboisin në “Wembley” më 19 korrik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Rreth 140 mijë besimtarë mblidhen në xhaminë Al-Aksa për namazin e Bajramit

Rreth 140 mijë besimtarë mblidhen në xhaminë Al-Aksa për namazin e Bajramit

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falën namazin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falën namazin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari për dhunim

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën