TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka tha “Llune” para gjykatës?

Millun Milenkoviç i njohur si LLune, as në fjalën përfundimtare nuk e ka pranuar fajësinë, për sulm ndaj ndërtesës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut. Mirëpo, Prouroria Speciale kërkoi që Llune dhe tre të akuzuarit e tjerë, të marrin dënime maksimale, pasi provat janë të pamohueshme.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
1
A A
Çka tha “Llune” para gjykatës?

Gjykimi për sulmin ndaj ndërtesës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, ka ardhur drejt fundit.

Për këtë sulm të ndodhur në dhjetor të vitit 2022, ku janë katër të akuzuar, Millun Milenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandër Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të mërkurën filluan fjalët përfundimtare të palëve.

Prokuroria Speciale që këtë katërshe e ngarkon me vepra penale të terrorizmit, u deklarua se në gjykim janë vërtetuar veprimet e të akuzuarve.

Në bashkërendim, prokurorja Fikrije Fejzullahu tha se ata frikësuan popullatën dhe shkatërruan zyret e Komisioneve Komunale Zgjedhore, në mënyrë që të pamundësojnë zgjedhjet lokale.

“Secila nga provat e administruara përgjatë gjykimit, të ndërlidhura me njëra tjetrën në mënyrë të logjikshme dhe racionale, përtej çdo dyshimi të bazuar kanë vërtetuar faktin që të akuzuarit me dashje direkte, e kanë kryer veprën penale sipas aktakuzës”, ka thënë Fejzullahu.

Prokurorja Fejzullahu prezantoi edhe disa prej provave, të cilat sipas saj i përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në kryerjen e veprës penale.

Vet i akuzuari, Millun Milenkoviq para trupit gjykues tha se nuk e pranon fajësinë.

I njohuri si “Llune”, kërkoi gjykim të drejtë.

“Unë  nuk jam kurfarë krimineli, ashtu siç më kanë përshkruar. Jeta ime mund të përshkruhet me këto fjalë; njeri shtëpiak, baba i dy fëmijëve, sportiest dhe një njeri që merret me punë të mira për ta mbajtur familjen. Unë pa pikë turpi, ju shikoj në sy, pavarësisht se çfarë ndodhi kohëve të fundit. Nuk e konsideroj veten fajtor dhe ju lutem, që të gjykoni sipas drejtësisë dhe të mos dënoni askënd pa prova”, ka thënë Milenkoviq.

E avokati i tij, deklarori se e gjithë aktakuza e Prokurorisë është e bazuar në supozime.

“Me asnjë deklaratë të dëshmitarëve e asnjë provë materiale, nuk është mundur të vërtetohet as hedhja e granatave e as shpërthimi i tyre. E gjithë aktakuza është bazuar në supozime. Prokuroria Speciale përgjatë këtij gjykimi nuk ka arritur të vërtetoj asnjë element të bashkëkryerjes”, ka thënë avokati i Milenkoviq.

Ekipet mbrojtëse të të akuzuarve të tjerë, do të japin fjalët e tyre përfundimtare në fund të këtij muaji, ku pritet të shpallet edhe aktgjykimi në këtë rast.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare

​Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare

​Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit

​Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Kurban Bajrami, LDK: Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush

Festa e 28 Nëntorit, Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Rama publikon pamje nga atmosfera festive te Xhamia e Namazgjasë dhe uron besimtarët myslimanë Kurban Bajramin

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Albin Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Paçim mirësi, begati e mbarësi

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën