TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet se mori ryshfet nga bizneset në Rahovec, arrestohet një person

by teve1
1 muaj ago
3
A A
KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “marrja e ryshfetit”, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjakovë.

Sipas Policisë, hetimi nisi pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative, sipas të cilave i dyshuari, shtetas kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve.

Ryshfeti dyshohet se ishte kërkuar në këmbim të moskryerjes së kontrolleve ose mosndëshkimit për shkelje të pretenduara sipas ligjeve në fuqi.

Policia, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ndërmori veprime hetimore, gjatë të cilave, sipas autoriteteve, u siguruan dëshmi se i dyshuari kishte pranuar shuma të ndryshme parash.

Bëhet fjalë për shuma prej 300 deri në 500 euro, të cilat dyshohet se janë dhënë në disa raste të ndara nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

“Me të gjitha veprimet e kryera, personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘marrja e ryshfetit’ neni 421 i KPRK-së”, ka bërë të ditur Policia.

Të enjten, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës, janë kontrolluar ambienti i punës dhe automjetet që i dyshuari i kishte në shfrytëzim.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Gjatë veprimeve policore, është sekuestruar edhe një telefon celular, i cili do të trajtohet si provë në kuadër të hetimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën