TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – Rrëfimi i Muharrem Shabanit për aktin historik që sfidoi regjimin serb

35 vjet më parë, 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, unanimisht e miratuan Deklaratën Kushtetuese, e cila e shpalli Kosovën si njësi të veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Delegati që e lexoi këtë deklaratë, Muharrem Shabani, për Tëvë1 ka zbuluar prapaskenat e asaj dite.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
1
A A
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – Rrëfimi i Muharrem Shabanit për aktin historik që sfidoi regjimin serb

Presidenca e Kosovës, i bëri bashkë edhe një herë në Prishtinë.

Janë këta ish-delegatët e Kuvendit të Kosovës.

Por, 35 vjet më parë, u bashkuan në rrethana krejt të tjera.

Secili prej tyre i doli kundër suprimimit të antonimisë së Kosovës dhe trajtimit të pabarabartë të shqiptarëve nën regjimin serb.

Kjo i shtyri që me 2 korrik të vitit 1990 të miratojnë Deklaratën Kushtetuese.

Por, kush do ta lexonte publikisht aktin i cili do ta shpallte Kosovën si njësi të veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave?

Nga 114 delegatët, u vendos që këtë ta bënte Muharrem Shabani nga Vushtrria.

“Paraprakisht një grup i delegatëve e mbajtëm një mbledhje për me caktua skenarin e mbledhjes, u propozova dhe u vendos që unë ta lexoj dhe pastaj propozimet e tjera që nëse unë bie, pra vritem, ta lexojnë edhe kolegët e tjerë. Atë ditë erdhëm tek ndërtesa e Kuvendit dhe nuk kishim pritur që ajo t’i ketë dyert e mbyllura nga brenda e jashtë, me pjesëtarë të milicisë serbe dhe shërbimeve sekrete serbe. 2:13 U pajshin snajperat nga tani ku është ndërtesa e qeverisë dhe të tjerat përreth”, ka thënë Shabani, ish delegat i Kuvendit të Kosovës.

Deklaratën që lexoi Shabani, u votua unanimisht nga 114 delegatë të tjerë.

Ndërsa 35 vjet pas kësaj ngjarje, Shabani zbulon se kush ishin të parët që e uruan.

“E mora një telegram prej senatorëve dhe kongresmeneve amerikanë, ishin 9 apo 11-të, të cilët na përgëzuan për këtë akt të drejtë që e kemi shprehur vullnetin e popullit të Kosovës. Duhet të them që këtu pati rol të madh edhe lobi shqiptaro-amerikan atje”, tha tutje Shabani.

Krejt këtë ngjarje nga afër, e përcolli ish-gazetari i Televizionit të Prishtinës, Nuhi Bytyqi.

Pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese, Bytyqi vendosi ta marrë mendimin e qytetarëve.

Por një gjë e tillë, e pengoi policinë serbe.

“Pikërisht në këtë vend e ndala një kalimtar të rastit, të cilën unë nuk e njihja, ishte Hamëz Gashi nga Qabiqi i Klinës dhe e pyeta se si e pritët Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës. Në atë moment ndërhyri një komandant i policisë serbe që ta ndërprenë intervistën unë insistova që të vazhdojë intervista”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi thotë se atë ditë situata në Prishtinë ishte e tensionuar.

“Ky ka qenë një komandant, Marko i thoshin, i cili ka ardhur me 2 korrik special nga Beogradi dhe i njëjti komandant me 5 korrik kur është mbyll programi në gjuhën shqipe në RTP, ka ardhur në zyrën time ku kam qenë në punë si redaktor dhe më ka penguar në kryerjen e punës sime si redaktor në RTP”, shtoj tutje Bytyqi.

Vetëm dy muaj më pas, të njëjtët delegatë në Kaçanik, miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, ku Kosova u deklaruar formalisht si Republikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Grupi punues për hartimin e strategjinë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues për hartimin e strategjinë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Vrasja e Arlinda Zekajt, sot protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Komuna e Prishtinës në bisedime me 3 investitorë për Spitalin e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës në bisedime me 3 investitorë për Spitalin e Kryeqytetit

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës

Mot me diell dhe vranësira

​Krasniqi: Nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare, unë nuk e shoh më veten në lëvizjen olimpike

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën