TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

Disa vitamina duhen shmangur para gjumit, sepse mund të prishin cilësinë e tij…

Edhe pse shpesh rekomandohet që suplementet ushqimore të merren në mbrëmje, neurologu Alan Mandell paralajmëron se kjo nuk është gjithmonë ide e mirë. Ai shpjegoi se ka disa vitamina që duhet shmangur para gjumit, sepse mund të prishin cilësinë e tij. Mungesa e gjumit ndikon në përqendrimin, rrit nivelin e stresit, kontribuon në shtim në peshë dhe shkakton simptoma të tjera të pakëndshme. Pra, nëse duam të përfitojmë nga këto vitamina pa rrezikuar që të na prishin gjumin, Mandell rekomandon t’i marrim më herët gjatë ditës, idealisht në mëngjes.

“Ato ju japin energji, përmirësojnë fokusin dhe, më e rëndësishmja, ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm“-përfundon ai. Vitamina B-12 është thelbësore për prodhimin e energjisë dhe funksionimin normal të trurit, por Mandell këshillon që të mos merret në orët e mbrëmjes. “B-12 mund të stimulojë fort sistemin nervor qendror dhe kështu të prishë gjumin”-thekson ai. Duke qenë se shumë e përdorin për lodhje dhe probleme me përqendrimin, është logjike që efekti i saj nuk është i dëshirueshëm menjëherë para gjumit.

E njohur si “vitamina e diellit“, vitamina D ka një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar. Megjithatë, neurologu paralajmëron se mund të ndikojë negativisht në gjumë, sepse pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ritmin e gjumit. “Vitamina D mund të vështirësojë gjumin dhe mbajtjen e tij”-shpjegon ai. Edhe pse e njohur për forcimin e imunitetit, marrja e vitaminës C para gjumit mund të jetë e pashëndetshme.

“Vitamina C mund të shkaktojë shqetësime stomaku, dhe nëse merret menjëherë para gjumit, ka efekt të lehtë stimuluese dhe vështirëson relaksimin”-thotë Mandell. Vitamina E përdoret shpesh për përfitimet për lëkurën dhe flokët, por mund të shkaktojë shqetësime të tretjes nëse merret vonë në mbrëmje. “Vitamina E gjithashtu mund të shkaktojë probleme stomaku që mund të prishin gjumin gjatë natës”-thekson Mandell.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën