TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Për gati një shekull, eshtrat e Isa Boletinit qëndruan brenda një varri në Podgoricë. Por, në vitet e ’90-ta, misionin për t’i sjell ato në Kosovë, e mori një imam nga Mitrovica. Është fjala për Mulla Asllan Muratin, i cili eshtrat e Isa Boletinit i ruajti në shtëpinë e tij për 13 vjet. Rrëfimin për gjithë këtë për Tëvë1, e ka zbuluar nipi i imamit të njohur.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Lindi në Boletin të Mitrovicës.

Por, 52 vjet më vonë, u vra në Podgoricë.

Edhe varrin, Isa Boletini, për gati një shekull e kishte në shtetin malazez.

E kthimi i eshtrave të heroit në vendlindje, nuk ishte i lehtë.

Por, në vitet e ’90-ta, këtë mision e mori përsipër, një imam nga Mitrovica.

Bëhet fjalë për Mulla Asllan Muratin.

Nipi i tij, Nexhat Murati, zbulon se si nisi procesi i vështirë, për kthimin e eshtrave të heroit në Kosovë.

“Presidenti historik (Ibrahim Rugova) ka organizuar nëpërmjet Latif Berishës, se qysh me organizua bartjen e eshtrave. Ka qenë kohë e vështirë, më fol drejt, askush nuk ka guxuar ta marr timonin edhe të shkojë ta bëj bartjen e tyre. Ky (Asllan Murati) në atë kohë e organizon brenda Kosovës dhe në Podgoricë, me imamin e Podgoricës, për ta filluar bartjen e eshtrave”, tregon Murati.

Pas kësaj, imami mitrovicas mori rrugën për Podgoricë.

Më të arritur tek varri i Isa Boletinit, Mulla Asllanit para i doli një mundësi e artë.

“E shohin se në atë vend ka filluar të ndërtohet një fushë sportive. Mulla Asllan Murati thotë se e kemi një anë pozitive, sepse në fenë islame nuk lejohet shkelja e varrezave. Pastaj e bëjnë një shkresë në gazetën e Podgoricës së atëhershit se familjarët po kërkojnë tërheqjen e eshtrave, ani pse nuk thonë se janë eshtrat e Isa Boletinit”.

Pas kësaj, autoritetet malazeze e lejojnë tërheqjen e eshtrave.

Këta për një kohë, u ruajtën në Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Nga këtu, u varrosën tek xhamia e “Haxhi Veselit” ku qëndruan gjatë kohës së luftës.

E më të përfunduar lufta, situata e krijuar në Mitrovicë, e frikësoi mulla Asllanin.

Kështu ky nisi edhe një mision sekret, të cilin e dinin vetëm disa familjarë.

“Pas një kohë të shkurtë me familjen e ngushtë, brenda natës i kemi vendos në shtëpinë e të ndjerit, Mulla Asllanit, ku aty ka qenë një shupë e druve dhe i kemi shti ashtu me saldim e krejt, derisa kanë kërkuar institucionet me i dorëzua”, tregoi nipi Nexhat Murati.

E në vitin 2015, një shekull pas vrasjes, Isa Boletini do të rivarrosej me nderime shtetërore, në oborrin e kullës së tij në Boletin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Propozimi i Agim Veliut për deputet, hap i mbarë drejt bashkimit të LDK-së

Abdixhiku: Propozimi i Agim Veliut për deputet, hap i mbarë drejt bashkimit të LDK-së

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Rreth 50 mijë aplikime nga diaspora për votim këto gjashtë ditë, Gjermania dhe Zvicra prijnë me numër

VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

Spanja kërkon ushtri të përbashkët evropiane mes pasigurisë mbi mbështetjen e SHBA-së

Spanja kërkon ushtri të përbashkët evropiane mes pasigurisë mbi mbështetjen e SHBA-së

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën