TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka pritet nga takim i nesërm mes liderëve të partive?

E propozuara për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu insistoi për votim të fshehtë derisa u zotua se do tërhiqet nga kandidatura nëse nuk i siguron 61 vota.

by TËVË 1
1 vit ago
1 0
A A

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ku i obligon të zgjedhurit e popullit që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Pas këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi ne Facebook i ftoi për takim liderët e partive politike për ta gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

E para gazetaërve folën nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit sërish insistoi për votim fshehtë derisa u zotua se do tërhiqet do të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentare nëse nuk i siguron 61 vota.

“Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtuese, nëse unë si kandidate e propozuar nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare e Kuvendit”, tha Haxhiu.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë njoftuar se do t’i shkojnë Kurtit në takim mirëpo kërkuan reflektim nga partia fituese e zgjedhjeve.
Sipas tyre vendimi për komisionin për votim të fshehur është anti-kushtetues.

“I bëjmë thirrje Vetëvendosjes që të reflektojë, është e qartë që gjatë kësaj periudhe është abuzuar me rregullat parlamentare nga kryesuesi i seancës duke na e imponuar në mënyrë jokushtetuse vendimin për komisionin për votim të fshehur”, tha Abelard Tahiri.

Pozitivisht i është përgjigjur ftesës edhe LDK, megjithëse nënkryetarja e kësaj partie Hykmete Bajrami u shpreh pesimiste se takimi i nesërm do të sjellë ndonjë rezultat.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar AAK dhe NISMA Socialdemokrate.

Fatmir Limaj tha se ka ardhur koha për një marrëveshje politike mes palëve.

“Gjykata thotë uluni, bashkëbisedoni, tentoni të krijoni konsensus ose marrëveshje politike. Çështja ka mbetur këtu dhe këtu ka qenë edhe dje. Asnjë zgjidhje tjetër…(Pjesëmarrja në takim me Kurtin ) Sigurisht se po…Duhet marrëveshje politike ashtu si në çdo demokraci të qytetëruar. Në këtë drejtim Nisma është e hapur”, tha Limaj.
E Haradinaj pati disa kritika në drejtim të Kurtit.

Kurti do t’i pres krerët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend të shtunën në orën 16:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë: Një person u dërgua në mbajtje

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë në Junik, arrestohet një person – i sekuestrohet pistoletë dhe 52 fishekë

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën