TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Ministria e Tregtisë ka vendosur marzhën maksimale të fitimi nga nafta. Kjo ka ndodhur pas inspektimeve të bëra, pas rritjes së çmimit të karburanteve. Rritjet e shpejta të çmimit, menjëherë pas zhvillimeve globale, po vlerësohen si të paarsyeshme nga ekspertët.

by Doresa Geci
7 muaj ago
0 0
A A

Tensionet e nisura ndërmjet Izraelit dhe Iranit ka ndikuar që çmimi i naftës në Kosovë të rritet për disa centë.

Një litër naftë në pompat e benzinës kushton nga 1 euro e 32 cent e deri në 1 euro e 24 cent.

E pas shtrenjtimi të karburanteve , Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur që të rregulloj çmimet e këtyre produkteve.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien.Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për liter, shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë.

Megjithatë, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, çmimet veçse kanë filluar të biejnë.

“Pas marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, tensionet janë ulur dhe çmimet e naftës kanë filluar të bien. Tregjet nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo mbylljen e ngushticës së Hormuzit, që është rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po e shtyjnë çmimin edhe më poshtë. Por nëse armëpushimi prishet ose ka ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejtë”, ka thënë Berjani.

E të paarsyeshme shtrenjtimin e këtyre lëndëve djegëse, e sheh ish ministrit të Tregtisë, Ismet Mulaj.

“Ende pa u rritur çmimet në Berzhat ndërkombëtare në Kosovë është ndjerë ngritja e çmimit dhe kjo jo në mënyrë të drejtë por në mënyrë artificial kjo pasi tregtarët kanë qenë shumë më herët të furnizuar me karburante dhe nuk kanë pasur arsye të rrisin çmimet. Natyrisht natyra e tregut është që tregjet të frikësohen nga këto destibalizimet ndërkombëtare sidomos kur ka lufta të ndryshme reagojnë tregjet me shpejtë se sa që është normalja”, ka thënë Mulaj.

Të hënën, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të hapur për tregtarët e naftës, duke u thënë këtyre të fundit të mbajnë çmimin e naftës në nivel dhe të mos e rrisin atë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Nuk ka rekord, Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë nga ekipi i Rexhbeqajt

Nuk ka rekord, Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë nga ekipi i Rexhbeqajt

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Xhudisti Kuka e fiton medaljen e bronztë në “Casablanca Cadet African Cup 2026”

Xhudisti Kuka e fiton medaljen e bronztë në “Casablanca Cadet African Cup 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën