TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa i kushtoi Izraelit lufta me Iranin?

by teve1
1 vit ago
5
A A
Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Foto: AP

Ekonomia izraelite po paguan çmimin e konfliktit 12-ditor me Iranin, pasi kostoja e luftës arriti në qindra miliona dollarë, sipas raporteve të medias dhe ekspertëve.

Izraeli shpenzoi rreth 5 miliardë dollarë në javën e parë të sulmeve ndaj Iranit, sipas faqes së internetit Financial Express, ndërsa shpenzimet ditore të luftës arritën në 725 milionë dollarë, nga të cilat 593 milionë dollarë u përdorën për sulme dhe 132 milionë dollarë u ndanë për masa mbrojtëse dhe mobilizim ushtarak.

Wall Street Journal raportoi se kostoja ditore e sistemeve ajrore anti-raketore varionte nga 10 milionë deri në 200 milionë dollarë për Izraelin, shkruan Anadoly.

Kostoja totale mund të kishte arritur në mbi 12 miliardë dollarë nëse sulmet do të kishin vazhduar për një muaj, sipas Institutit Aaron për Politika Ekonomike me seli në Izrael.

Naser Abdelkarim, një profesor asistent i financës në Universitetin Amerikan të Palestinës, i tha Anadolu-t se sulmet jo vetëm që ndikuan drejtpërdrejt në shpenzimet ushtarake të Izraelit, por edhe në aktivitetet prodhuese të vendit, duke vënë në dukje se drejtpërdrejt dhe tërthorazi, lufta mund t’i kushtojë Izraelit deri në 20 miliardë dollarë.

Abdelkarimi deklaroi se deficiti buxhetor i Izraelit pritet të rritet me 6% dhe se pagesat e kompensimit për qytetarët e prekur do të përkeqësojnë më tej financat publike të vendit.

Numri i izraelitëve që evakuuan shtëpitë e tyre në javën e parë tejkaloi 10,000 dhe rreth 36,465 persona paraqitën kërkesë për kompensim, sipas Autoritetit Tatimor të Izraelit.

Abdelkarim tha se qeveria izraelite po shqyrton një nga tre masat e mëposhtme për të mbuluar deficitin buxhetor në zgjerim: uljen e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe arsimin, rritjen e taksave ose përdorimin e huamarrjes, gjë që mund ta rrisë raportin e borxhit publik ndaj të ardhurave kombëtare me mbi 75%.

Ministria izraelite e Financave zbuloi se burimet aktuale financiare të vendit po shterojnë me shpejtësi dhe kërkoi që 857 milionë dollarë të transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa kërkoi shkurtime prej 200 milionë dollarësh nga ministritë e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale.

Gazeta financiare izraelite Globes raportoi se shumica e këtyre fondeve do të përdoren për të mbuluar shpenzimet e personelit ushtarak.

Rreth 450,000 rezervistë u thirrën për detyrë si pjesë e përpjekjeve të mobilizimit në shkallë të gjerë gjatë luftës.

Tags: IzraelTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë në Gaza shpall “alarm epidemik” pas rritjes së rasteve të meningjitit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza shpall “alarm epidemik” pas rritjes së rasteve të meningjitit

NATO zotohet të mbrojë hapësirën pas raportimeve për satelit bërthamor rus

NATO zotohet të mbrojë hapësirën pas raportimeve për satelit bërthamor rus

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Serbi

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Serbi

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Pjesëtari i FSK-së i lënduar nga aksidenti në trafik, do t’i nënshtrohet një intervenimit kirurgjik

Berisha: Kishte lëshim skandaloz në aktakuzën për vrasjen e Arlinda Zekajt, kam kërkuar të tërhiqet

Berisha: Kishte lëshim skandaloz në aktakuzën për vrasjen e Arlinda Zekajt, kam kërkuar të tërhiqet

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda beson në kthimin e fuqishëm të Udineses

Zhegrova mund të jetë gati për Venezian

Juventusi do të vlerësojë ofertat për Zhegrovën

Arrestohen edhe katër persona për rastin vrasjes së Arlinda Zekajt, dy nga ta dyshohen se ndihmuan në vrasjen

Arrestohen edhe katër persona për rastin vrasjes së Arlinda Zekajt, dy nga ta dyshohen se ndihmuan në vrasjen

Liga e Parë vazhdon me ndeshje në mesjavë

Liga e Parë vazhdon me ndeshje në mesjavë

Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat

Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën