TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zekaj: Serbia, parajsë për kriminelë – kapja e Radojiçiqit kërkon presion politik ndërkombëtar

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Zekaj: Serbia, parajsë për kriminelë – kapja e Radojiçiqit kërkon presion politik ndërkombëtar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe ndaj 10 personave të tjerë.

Urdhri është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që po ndërmerren në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në 2022-n.

Lidhur me këtë, avokati Yll Zekaj, druan se do të jetë e vështirë të sigurohet prezenca e kryeterroristit.

Zekaj thekson sfidat në sigurimin e prezencës së tij përballë drejtësisë, për shkak të përkrahjes së madhe që, sipas tij, ai gëzon nga shteti serb.

“Kjo tregon që gjykatat në Kosovë janë e veprojnë të pavarura. Presim, është e vështirë të sigurohet prezenca e Radojiçiqit, për shkak të përkrahjes së madhe që i jep Serbia. Edhe një herë po konfirmohet që Serbia është parajsë për të gjithë kriminelët. Të gjitha ata që kryejnë vepra penale e të cilët nuk mund të kapen nga vende të ndryshme, sot gjejnë strehim në Serbi. Kapja e tyre mund të bëhet vetëm me një presion politik të vendeve partnere, me të cilat duhet të kontribuojë edhe Kosova”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Zekajt, kapja e Radojiçiqit dhe e personave të tjerë në arrati është e pamundur pa një ndikim të drejtpërdrejtë politik nga vendet partnere të Kosovës.

“Kapja e tyre mund të bëhet vetëm me një presion politik të vendeve partnere, me të cilat duhet të kontribuojë edhe Kosova,” theksoi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi se ndonëse Qeveria e Kosovës ka nisur përpjekje në aspektin ndërkombëtar, ende nuk po shihen rezultate konkrete.

“Është dashur të kemi një ndihmë nga faktori ndërkombëtar, por në kuptimin e bashkëpunimit që po bëhet tani nga Qeveria e Kosovës nuk shohim që mund të kemi edhe shpejtë ndikim e bashkëpunim nga vendet e tjera”, përfundoi Zekaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë bëri të ditur se autoritetet po i hetojnë rreth 50 persona për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”. Ndërkohë, Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmin e shtatorit të 2023-s në Banjska të Zveçanit./teve1.info/

Tags: Gjykata Themelore ne PrishtineTeve1Yll Zekaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

Vezët po bëhen luks

Vezët po bëhen luks

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Rama: Nga nesër ndalet transporti publik në kryeqytet

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

Sancho i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të nënshkruar me gjigantin evropian

Sancho i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të nënshkruar me gjigantin evropian

Real Madrid dhe Vinicius marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e brazilianit

Real Madrid dhe Vinicius marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e brazilianit

Verstappen dominon në Las Vegas, skualifikohen Norris e Piastri

Verstappen dominon në Las Vegas, skualifikohen Norris e Piastri

Juventusi shfaq driblimet dhe golin e Zhegrovës

Arsyeja që Zhegrova nuk luajti me Fiorentinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën