TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

Në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar dhe sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një pasqyrë të situatës aktuale.

Ajo për Euronews Albania theksoi se që prej orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, ambasada ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka marrë masa të rrepta sigurie, duke punuar nga shtëpitë dhe qëndruar pranë dhomave të sigurisë.

Kumbe theksoi se shërbimet në Izrael janë të kufizuara, ndërsa shtoi se janë udhëzuar pesë qytetarë shqiptarë që ndodhen në Izrael të qëndrojnë të mbyllur pranë dhomave të sigurisë.

“Që dje në orën 3 të mëngjesit jemi në gatishmëri të plotë. U bënë dy netë. I gjithë stafi i ambasadës jemi mirë. Zyrat nuk janë hapur për shkak të udhëzimeve të brendshme të sigurisë. Kemi punuar nga shtëpitë për të siguruar që jemi pranë dhomave të sigurisë dhe që jemi në hapësira të mbyllura. Shërbimet në vend janë limituar me përjashtim të shërbimeve të nevojshme si supermarketet, farmacitë, spitalet, zjarrfikëset dhe policia.

Situata është mjaft e vështirë, sidomos mbrëmjen e djeshme. Në territor kemi 5 qytetarë shqiptarë të cilët ndodhen në Izrael kryesisht për punë dhe turizëm. I kemi udhëzuar të mbyllen pranë dhomave të sigurisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm duke pritur dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet që të bëhet e mundur dhe organizimi për largimin e qytetarëve nga vendi”, tha Kumbe.

Ajo nënvizoi gjithashtu se Ambasada së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Izrael

“Ne dhe stafi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë kemi qenë gjithë kohën në lidhje me shqiptarët në Izrael për të asistuar me sa mundemi, kryesisht me udhëzime gjatë kësaj periudhë. Prioritare për ne është që qytetarët ti marrin udhëzimet në kohë reale”, shtoi Meri Kumbe.

E pyetur lidhur me deklaratat e shtetit izraelit nëse do ketë sulme të tjera apo situata është nën kontroll nga ana e Izraelit, ambasadorja shqiptare tha se: “Situata është ende një proces në vazhdim. Kryeministri i vendit ka deklaruar që është një luftë dhe nuk është një sulm momenti”.

Tags: iraniIzraeliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Jannik Sinner e fiton Wimbledonin

Jannik Sinner e fiton Wimbledonin

Auto Draft

Alarmon IPK: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në Qendrën e Ndalimit në Rahovec

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Auto Draft

“As për peshkim, as për notim”- mitrovicasit të shqetësuar me gjendjen e liqenit akumulues

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën