TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeziu: Deputetët që po bojkotojnë votimin janë shkelës të Kushtetutës

by TËVË 1
9 muaj ago
3
A A
Kryeziu: Deputetët që po bojkotojnë votimin janë shkelës të Kushtetutës

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj bllokadës së vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si të jashtëzakonshme dhe kundër frymës kushtetuese.

Në emisionin “Këndi i Debatit”, Kryeziu theksoi se deputetët që nuk marrin pjesë në procesin e votimit, përkundër detyrimit kushtetues për të votuar – qoftë pro, kundër apo me abstenim – janë duke e shkelur Kushtetutën e vendit.

“Veprimet e deputetëve janë në tentativë, sepse nuk janë deputetë në kuptimin e plotë të fjalës. Ata kanë vetëm një marrëdhënie juridike të karakterit politik. Nuk mund të quhesh deputet efektiv nëse nuk arrin të marrësh asnjë vendim apo të miratosh ndonjë ligj”, deklaroi Kryeziu në Tëvë1.

Ai theksoi se situata e krijuar në Kuvend është e pazakontë dhe kërkon masa të jashtëzakonshme, duke kujtuar se Kushtetuta u kërkon deputetëve detyrimisht të votojnë në proceset parlamentare.

“Që nga viti 2014, është obligim kushtetues që deputeti të marrë pjesë në votim. Nëse nuk e bën këtë, është shkelje e Kushtetutës”.

Megjithatë, Kryeziu theksoi se Kushtetuta nuk parashikon drejtpërdrejt ndëshkime për këtë shkelje, përveç masave politike ose morale.

Sipas tij, janë tri masa ndëshkuese kushtetuese të mundshme: revokimi, dorëheqja dhe shkarkimi, #por ato duhet të inicohen nga vetë Kuvendi si organ kompetent#.

“Shkelja ekziston, por ndëshkimi mbetet në nivelin moral. Kuvendi ka përgjegjësinë që të veprojë në raste të tilla”, përfundoi ai.

Situata në Kuvendin e Kosovës ka mbetur e bllokuar tash e sa javë, pasi përpjekjet për konstituimin e tij kanë dështuar plot 31 herë, me mungesë kuorumi dhe refuzim të pjesëmarrjes në votime nga një numër i madh deputetësh./teve1.info/

Tags: Kadri KryeziuKuvendi i KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën