TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Festohet Kurban Bajrami në Kosovë, Tërnava shpreh shqetësim për rënien e natalitetit

Ende pa shënuar ora 05:35, oborri u mbush plot. Mëngjesin e kësaj premte, qytetarë të shumtë u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Fillimisht u thirr ezani, e më pas besimtarët e fesë islame, falën namazin e Kurban Bajramit.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
1 0
A A

Kësisoj, shtrënguan edhe duart duke i uruar njëri-tjetrit këtë festë.

E një mesazh për këtë ditë e pati myftiu, Naim Tërnava.

“Është ditë kur kujtojmë mëshirën e Zotit, faljen dhe begatinë që ai na dhuron. Është ditë kur ne si besimtarë, por edhe si shoqëri, i kthejmë sytë edhe më shumë ndaj njëri-tjetrit me dhembshuri, solidaritet dhe përgjegjësi”, tha Tërnava.

Por, Tërnava foli për një fenomen që sipas tij, është në rënie.

“Në këtë kohë Kosova po përballet më një rënie serioze të natalitetit, familjet e reja ngurojnë të lindin më shumë se një apo dy fëmijë, për arsyeje të ndryshme, shpesh ekonomike por edhe për arsyeje të frikës dhe pasigurisë. Disa po migrojnë nga Kosova në vendet e tjera shqiptare, disa në këtë kohë që ne po flasim, në shtetet rreth nesh po asimilohen duke humbur gjuhën shqipe si gjuhë të nënës”, shtoi ai.

Kreu i Bashkësisë Islame, pati edhe një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.

“Çdo qifti që ka 4 a më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që të ua dhurojë të gjithëve nga një banesë gratisë. Kjo nuk është thjeshtë vetëm nevojë ekonomike për këto familje, por është edhe përgjegjësi morale, fetare dhe kombëtare”, theksoi Tërnava.

Urime për festën e Kurban Bajramit pati edhe nga qytetarët.

“Kurban Bajrami është një festë madhështore e cila shkohet me sakrificë të Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët mysliman, është festë madhështore edhe sakrifica që ndahen mishrat e Kurbanit për jetimë, për njerëz nevojtarë. Allahu na bëftë kabull e me shumë mot e pritshëm jarabi”, tha njëri nga qytetarët.

Mesazh feste, përcolli edhe një fëmijë.

“Krejt popullit të Kosovës i dëshiroj përhajër Bajramin i uroj një festë të mirë me familje dhe me të gjithë, ishalla edhe shumë Bajrama të tjerë pritshëm. Edhe atyre ju thom përhajër Bajrami”, u shpreh qytetari, Jasir Jakupi.

Ndërkaq, dikush tjetër pati një kërkesë për partitë politike.

“Fjala më e madhe kishte me qenë nga unë, mesazhi më i madh që deputetët të bashkohen e mos të na prishin moralin popullit. Për çka, me gëzim i kemi votuar e tash po bëhemi pizhmon pse i kemi votuar sepse nuk po e meritojnë. E kanë sjellë veten në atë gjendje të mos gëzohemi që i kemi votuar”, tha një qytetar.

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët, e cila simbolizon përkushtimin ndaj Zotit, bindjen dhe besimin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rexha dhe KFOR-i amerikan diskutojnë për funksionimin e prokurorisë në Mitrovicë

​Rexha dhe KFOR-i amerikan diskutojnë për funksionimin e prokurorisë në Mitrovicë

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ: 22 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, tri koalicione të regjistruara

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë, nafta pak më lirë

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Arrestohet një person në Shtime për sulm fizik ndaj një gruaje

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari dhe konfiskohet arma

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën