TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëri, Seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve mbyllet shpejt, PD akuzon PS-në për manipulim votash

by teve1
1 vit ago
0
A A
Shqipëri, Seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve mbyllet shpejt, PD akuzon PS-në për manipulim votash

Deputetët u rikthyen sot në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit, por seanca, që zgjati vetëm pak minuta, nisi me tensione dhe akuza mes opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë debateve, opozita e cilësoi procesin zgjedhor si një “farsë elektorale” dhe denoncoi manipulimin e votës së qytetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Spiropali për lidhje me krimin, gjë që solli ndërprerjen e fjalës së tij.

Më pas në foltore doli Sali Berisha, i cili e quajti procesin zgjedhor “më të turpshmin që nga rënia e komunizmit”, duke akuzuar kryeministrin Rama për lidhje me kartele droge dhe manipulim të votës së diasporës.

“Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së komunizmit. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Niko Peleshi kërkoi që deputetët të punojnë me intensitet për miratimin e ligjeve të mbetura deri në fillim të korrikut.

“Pas një fushate të suksesshme për të gjithë, mbi të gjitha për vendin e shqiptarët, të punojmë për seancat e mbtura. Nuk jemi në cirk këtu. Do të kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 25-30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca”, tha Peleshi.

Pas debateve, mazhoranca miratoi e vetme kalendarin e punës së Kuvendit deri në fund të sesionit legjislativ./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Rekord viktimash nga i nxehti në Evropë

Rekord viktimash nga i nxehti në Evropë

Të paktën 40 të vdekur pasi autobusi bie në përrua në Pakistan

Të paktën 40 të vdekur pasi autobusi bie në përrua në Pakistan

Ibrahimoviq me akuza të rënda për eliminimin e Kroacisë

Ibrahimoviq me akuza të rënda për eliminimin e Kroacisë

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Si ndodhi plagosja në Podujevë, ku u përfshinë dajë e nip – detaje

Njëri nga të plagosurit në mjekim intensivë, bastisen pronat e të dyshuarve për rastin e Podujevës

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën