TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

by Shpat Blakcori
1 vit ago
5
A A
Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një teatër absurdi nga të zgjedhurit e popullit.

Kanë kaluar mbi tre muaj, Kosova akoma nuk ka institucione te reja ndërsa deputetëve as që po iu bëhet vonë për këtë situatë tragjikomike.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë rritur sërish çmimet e produkteve bazë, është rritur çmimi i energjisë dhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mbeten në fuqi.

Pos tjerash, Kosova mbeti jashtë agjendës së mbledhjes vjetore të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, dhe askush nuk e ngriti këtë çështje për diskutim.

Deputetët janë të zënë duke akuzuar njëri-tjetrin dhe duke bërë llogari për interesat e ngushta partiake, ndërsa interesat e vendit mbesin në plan të dytë.

Për më tepër, edhe këto akuza e kundërakuza nuk janë të qarta.

Aktualisht, vështirë se dikush ia del të tregojë cila është ajo ndasi aq e madhe politika a ideologjike mes palëve që ka shkaktuar këtë bllokadë?!

Si është e mundur që asnjëra parti nuk tregon maturi e vullnet politik për të dalë nga ky ngërç që po e dëmton rëndë vendin?

Për vite me radhë kemi qenë kritikë ndaj ndërkombëtarëve për ndërhyrje në formimin e qeverive.

Kësaj radhe, përballë një indiference nga ana e tyre, po dëshmojmë se nuk jemi në gjendje të funksionojmë normalisht.

Kjo gjendje nuk është aspak e mirë për demokracinë. Nuk mund të presim gjithmonë nga ndërkombëtarët që të zgjidhin problemet tona të brendshme. Shtetet mike të Kosovës nuk po tregojnë as vullnetin minimal për t’u përfshirë në këtë situatë.

Kjo mund të vijë si pasojë e zhgënjimit të tyre me skenën tonë politike, por edhe për shkak të ndryshimeve gjeopolitike që e kanë zhvendosur fokusin nga rajoni ynë.

Pikërisht në këto rrethana të brishta të ndërkombëtare, Kosova do të duhej të kishte një qeveri funksionale, që kontribuon për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Por ndoshta deputetët tanë nuk janë as të vetëdijshëm për këto zhvillime, sepse janë të fokusuar në politika fisnore, ashtu siç kanë treguar ndër vite.

Në të njëjtën kohë është e trishtueshme dhe për keqardhje heshtja e qytetarëve. Ka mbi 100 arsye për të protestuar sot, por askush nuk merr mundin për ta bërë këtë gjë.

Çfarë duhet të ndodhë më shumë që qytetarët të dalin në rrugë?Pse jemi kaq të heshtur përballë politikanëve të papërgjegjshëm? Pse nuk reagojmë ndaj rritjes së çmimeve? Pse jemi kaq indiferentë ndaj këtyre fenomeneve?

Kjo periudhë duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë – për qytetarët, për shoqërinë civile dhe për të gjitha strukturat që pretendojnë të mbrojnë interesin publik.

Nuk mund të ketë ndryshim pa presion qytetar dhe pa zgjim kolektiv. Është koha të kërkojmë llogari. Është koha të zgjohemi nga ky gjumë i thellë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nga Fatmir Sheholli 2.0 te “projekti 4.0”, kush po e ndërton armikun e ri në trojet shqiptare?

Nga Fatmir Sheholli 2.0 te “projekti 4.0”, kush po e ndërton armikun e ri në trojet shqiptare?

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime  për Kosovën

Hani i Elezit: Memorializimi i pushtimit përmes toponimisë

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

25 vjet nga Ohri, misioni mbetet një – ta zbatojmë Marrëveshjen

25 vjet nga Ohri, misioni mbetet një – ta zbatojmë Marrëveshjen

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën