TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta e dytë – Punëtorët e Hekurudhës protestojnë përsëri, shkak pagat e ulëta

Për një orë, treni në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë ndaloi së funksionuari si pjesë e një proteste të organizuar nga sindikatat e punëtorëve të kompanive publike “Infrakos” dhe “Trainkos”. Kjo është protesta e dytë brenda majit që punëtorët e hekurudhave kërkojnë rritje page, ndërsa është paralajmëruar edhe grevë e përgjithshme.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
2 0
A A

Punëtorëve të “Trainkos” e “Infrakos”, protestuan të hënën për herë të dytë, këta kësaj radhe patën vetëm një kërkesë.

“Kërkesat tona janë të thjeshta, në kërkojmë ngritjen e pagës për punëtorët e ‘Trainkosit’.U bë që 15 që nuk është ngritur paga, ju po e kuptoni inflacioni sa ka shkuar në përmasa shqetësuese dhe për punëtorët e ‘Trainkos’ e ‘Infrakos’, u bë një brengë e madhe puna e pagave (të ulëta)”,tha Florim Gjyrevci nga Sindikata e “Trainkos”

Por, sa paguhen tani punëtorët e “Trainkos” e “Infrakos”.

“Pagat janë shumë të ulëta. Një mekanik e ka pagën 370 euro. Një makinist e ka pagën 420 euro. Po flasim për paga neto. Një inxhinier e ka pagën 495 euro. Për punën që e kryejnë këta, pagat janë shumë të ulta.Të njëjtat halle kanë edhe punëtorët e kompanisë tjetër të hekurudhave, asaj të ‘Infrakos’, tha Gjyrevci.

Përfaqësuesi i kësaj sindikate, Hysen Nikqi, tregon hapat që do t’i ndërmarrin nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Deri në këtë moment, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, qoftë një telefonatë për ndonjë takim të mundshëm. Ne jemi prononcuar edhe në kohën e protestës, nëse nuk reflekton bordi apo qeveria, ne me datën 26 kemi paralajmëruar grevë të përgjithshme në krejt territorin e Kosovës. Dy kompanitë do ta ndalim punën”, tha Nikqi.

Ndërkohë gjatë ditës, kanë reaguar nga bordi i “Infrakos”

Këta thonë se në dy vitet e fundit, punëtorëve ua kanë siguruar shujtat ushqimore dhe sigurimin shëndetësor.

“Në takimet e rregullta që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur, kemi shprehur vullnetin tonë për dialog dhe bashkëpunim. Ne kemi sqaruar se përkundër vështirësive financiare aktuale, kërkesat e tyre do të shqyrtohen me prioritet sapo të krijohen kushtet e përshtatshme financiare – veçanërisht pas vënies në funksion të linjës së 10-të hekurudhore, që do të ndikojë pozitivisht në të hyrat e kompanisë”, kanë thënë nga “Infrakos”.

Ndërkohë deri në momentin e publikimit të lajmit, Tëvë1 nuk arriti të marrë përgjigje nga kompania tjetër, “Trainkos”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite avancojnë në Sirinë jugperëndimore

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën