TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e ka bërë të dielën mbrëma një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, para një numri të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës. Rezultati në fund ishte 28:25.

Tani Rahovecit i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin e dytë rresht. Ndeshja e dytë është të enjten mbrëma në Ferizaj. Ndërkohë ndeshja e tretë eventuale do të luhet pas një jave në Rahovec.

Kastrioti e nisi ndeshjen me seri 3:0. Por vendasit u përgjigjën shpejt për epërsinë 6:4. Më pas u luajt ndeshje e barabartë deri në minutën e 20-të. Pas barazimit 12:12, vendasit shënuan shtatë gola rresht për ta përfunduar pjesën e parë me epërsi 19:12. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Rritën angazhimin në pjesën e dytë dhe u afruan në tri gola, 24:21. Ia dolën të afrohen disa herë në tri gola, por jo edhe më shumë.

Kështu festa në fund ishte për vendasit.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci me gjashtë gola. Pesë i shënoi Victor Alonso, katër prej tyre nga penalltia. Nga katër i shtuan Alban Haziri, Egzon Gjuka e Jon Muqolli.

Te Kastrioti, Lulzim Shabani i shënoi shtatë gola. Gjashtë i kishte Deniz Terziqi e nga katër Besnik Bytyqi e Beni Sula.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Drita triumfon në Klinë, Drenica e thellon krizën e Llapit

Drita triumfon në Klinë, Drenica e thellon krizën e Llapit

Asiston Zhegrova, fiton Juventusi

Asiston Zhegrova, fiton Juventusi

Studentët marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Studentët marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e mjedisit ujor

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e mjedisit ujor

PDK procedon në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

PDK procedon në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Haradinaj për Ahmet Krasniqin: Rruga dhe ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj për Ahmet Krasniqin: Rruga dhe ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

​Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi: E dimë të vërtetën, por ende mungon drejtësia

​Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi: E dimë të vërtetën, por ende mungon drejtësia

Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën