TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Sot është arrestuar një serb i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë. E këtij lajmi iu gëzuan banorët e Zhazhës, të cilët rrëfyen për tëvë1 dhunën që përjetuan nga ai.

by Fëllënza Krasniqi
7 muaj ago
1 0
A A

Mëngjesin e së enjtes u arrestua.

Milojko Djordjeviq u ndalua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për krime lufte në Komunën e Zveçanit, gjatë viteve 1998/1999.

Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se në cilësinë e komandantit, mori pjesë në vrasje, torturë e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet nga Prokuroria.

E këtij lajmi iu gëzua Ferid Peci nga fshati Zhazhë.

Kjo meqë, siç thotë ai, nga dora e Djordjeviq kishte pësuar edhe vetë.

“Mua më arrestoi në fshatin Grabovc, më arrestoi vet i 13 i kam edhe 12 dëshmitarë, na mbajti tri ditë e tri netë në ish qendrën e Kulturës afër Urës së Ibrit. Na shkatërroi tu na rrah, na mundoi kur erdhëm në fshat i kishte mbytur 15-16 persona i kishte kall shtëpitë, ai ishte akteri kryesor Gjorgjeviqi. Aq i tmerrshëm ka qenë sa që po të tregoj se unë kam kaluar 3 ditë e tre netë në dorën e tij dhe të kolegeve të tij se ai ka qenë edhe për udhë, por kur vinte aty”, tregon ai.

Peci thotë se pasojat i vuan edhe sot e asaj dite.

“Ditë më të tmerrshme të jetës, ti nuk ke ditë aty nga ora në orë çka po ndodhë, ka qenë një magazinë ne qendër, ka qenë një banjo aty 5 persona kemi qenë në banjo 2 metra me 2, s’kem pas asgjë as me hëngër e as me pi as me u mbulua, çdo dy tre orë kemi pas rrahje brutale e malltretime që nuk e di as vet jo fjalë, por nuk e di as vet si jam shpëtua, krahun krejt ma kanë nxjerr, kom mjekime e kam dokumente”, shprehet Ferid Peci.

Për torturat nga Djordjeviq rrëfeu edhe Shahin Peci.

Ndër të tjera, ai tregoi momentet që i kishte përjetuar edhe fqinji i tij, që u përball me Djordjeviq.

“Sa i përket në Zhazhë, ka zgjatë vetëm 24 orë, kanë e kanë zënë ata i kanë mbyt. Djordjeviq me ata që nuk e ka pas mirë u sjell kë e nxinte udhës e rrihte, me kë e ka pas mirë ata e dinë. 24 orë por krejt zi është kanë këtu krejt, askund njeri s’ka pas, veç tenka, gratë janë ikë kush ka ka mundur, burrat jemi ik te Bahtairi….Ka hekë prej tij që be bënte, thoshte se në beton m’i qitke kokrrat e kallamoqit e më shtinte me ec mbi to, kështu më ka thanë ka heq”, thotë ai.

Pas arrestimit të Djordeviq, Prokuroria ka kërkuar që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE: Ka nisur heqja graduale e masave ndaj Kosovës

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

“Kapen drogë, armë dhe bizhuteri me vlerë 29 mijë euro në Portin e Durrësit

“Kapen drogë, armë dhe bizhuteri me vlerë 29 mijë euro në Portin e Durrësit

Lokalizohet zjarri që përfshiu banesën në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Lokalizohet zjarri që përfshiu banesën në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

​Pse çmimi i argjendit ka arritur një nivel rekord?

​Pse çmimi i argjendit ka arritur një nivel rekord?

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, vëmendja te Real Madrid – Manchester City

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, vëmendja te Real Madrid – Manchester City

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Nazif Gashit: Do të jetë inspirues për brezat që vijnë

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Nazif Gashit: Do të jetë inspirues për brezat që vijnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën