TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vrasja e ushtarëve shqiptarë në armatën Jugosllave është një kapitulli i veçantë i krimeve nga Serbia ndaj shqiptarëve.

Kurti kështu është shprehur në ngjarjen e organizuar të hënën nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të serisë së forumeve publike të këtij instituti, “Za n’kujtesë”, me temën “Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e Jugosllavisë”

“Jemi bashkë këtu sot në Bibliotekën Kombëtare, në këtë forum diskutimi për ushtarët e vrarë shqiptarë në Armatën e Jugosllavisë. Kjo dëshmon që institucionet shtetërore dhe shoqëria jonë nuk e harrojnë asnjë kategori të krimeve të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve, dhe asnjë periudhë të historisë që na ka sjellë deri këtu ku jemi sot. Vrasja e djemve të rinj shqiptarë në Armatën e Jugosllavisë, teksa po e kryenin shërbimin ushtarak të obligueshëm, është një kapitull krejt i veçantë i krimeve të kryera nga Jugosllavia e veçanërisht nga Serbia ndaj shqiptarëve”, u shpreh Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ai përmendi rastin e parë i vrasjes së një ushtari shqiptar në ushtrinë e Jugosllavisë, që ishte në korrik të vitit 1951, në një kazermë ushtarake në Vishegrad në Bosnje të Hercegovinës, ku autoritetet ushtarake jugosllave e vranë Ramadan Xhelil Gashin, pasi kishin dështuar ta bindnin të rekrutohej në shërbimin e fshehtë ushtarak. Ramadan Gashi ishte me origjinë nga fshati Vërboc i Drenasit, dhe ishte vetëm 20 vjeçar kur e vranë. Nga atëherë kanë kaluar 74 vjet, por as sot e kësaj dite familja Gashi nuk e ka marrë trupin e Ramadanit, siç nuk kanë marrë as një shpjegim për rrethanat e vdekjes.

Gjatë fjalim kryeministri gjithashtu veçoi raste tjera të vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave nga vitin 1951 deri në vitin 1993, gjatë të cilës periudhë u vranë të paktën 135 ushtarë shqiptarë, në mesin e tyre, Idriz Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë; Halil Hajrullahu nga Banulla e Lipjanit; Shefqet Jashari nga Prekazi i Skenderajt; Yzeir Sadiku nga Rahovica e Preshevës; Enver Elezi nga Shkupi; Beqir Sahiti nga Stublla e Vitisë; Malik Azizi nga Korita e Gostivarit; Rexhep Blakaj nga Jabllanica e Pejës; Fadil Gashi nga Dobërdoli i Podujevës; Besim Fazliu nga Prishtina; Sherif Kashtanjeva nga Nerodimja e Ferizajt; Vesel Duraku nga Demjani i Gjakovës; Haki Morina nga Gllareva e Klinës; Elmi Popaj nga Bellacërka e Rahovecit; Enver Aliaj nga Sallagrazhda e Suharekës; dhe shumë e shumë të tjerë.

“Këta janë vetëm disa nga emrat e ushtarëve të vrarë, që i përmenda për të treguar që institucionet e Kosovës dhe shoqëria jonë i njeh ata me emër dhe me mbiemër, e jo vetëm si numër, dhe ua njeh historitë e rasteve të tyre dhe do t’i fiksojë si në historinë e Kosovës ashtu edhe në dosjet e krimeve të kryera nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve, për të cilat do të kërkohet drejtësi”, tha kryeministri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar

Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Zhduken dy vajza të mitura për një ditë në Fushë Kosovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit te Sunderlandi

Bie çmimi global i naftës

Çmimi i naftës rritet sërish

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën