TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sekuestrohet pasuri mbi 2 milionë në rastin ku tre persona u arrestuar për ‘shpërlaje të parave’

Tetë muaj pasi janë arrestuar tre persona nga Prokuroria Speciale e Kosovës për shpërlaje të parave u sekuestruan edhe 2 milionë euro shtesë. Sipas Prokurorisë, përveç shpëlarjeve të parave janë kryer edhe disa vepra të tjera penale. Njohësit e drejtësisë tregojnë deri në sa vite shkon burgimi për ketë vepër penale dhe thonë se ndarja e kësaj vepre ndihmon në hetim më të shpejtë edhe më të detajuar të këtyre rasteve.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
1 0
A A

Në shtator të vitit 2024-të, tre persona përfunduan nën pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpëlarja e parasë”.

Ata dyshohen se për katër vite, nga vitit 2020 deri në 2024 kanë kryer disa vepra penale si Mashtrim, Falsifikim i dokumenteve dhe Legalizimi i përmbajtjes se pa vërtete.

Nga këto veprimtari, tre të dyshuarit dyshohen se kanë përfituar vlera të mëdha.

E të hënën, nën vazhdën e këtyre hetimeve të rastin e koduar si “MATI” Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë sekuestrues mbi 2 milionë euro shtesë në emrin e të dyshuarit Sh.C.

Pasuria  është sekuestruar me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro. Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C.”, thuhet nga prokuroria.

Në mesin e kësaj pasurie të sekuestruar, ka banesa, lokale e depo.

“Me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special thuhet se janë sekuestruar “20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro; 6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 Euro”, thuhet tutje.

Avokati Yll Zekaj pret që këto sekuestrime të kalojnë në konfiskime.

Ai thotë se ndarja “Shpëlarjes së parave” si vepër e veçantë penale ndihmon edhe më shumë në hetim.

Zekaj tregon se sa është dënimi në këto raste.

Sipas prokurorisë, për veprimet e tjera hetimore  për rastin “MATI” do të njoftojnë me kohë.

Ndërkohë, sipas një raporti të Njësisë për Inteligjencë Financiare, të vitit 2020 pastrimi i parave ka më shumë gjasa të bëhet përmes sektorëve të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë, organizatave joqeveritare dhe faturave të fryra artificialisht me vlera të larta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

GLPS-ja prezanton pesë prioritete për Këshillin Prokurorial të Kosovës

GLPS-ja prezanton pesë prioritete për Këshillin Prokurorial të Kosovës

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza shpërndan video nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit: Drejtësi, jo politikë

Kurti i tregon Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Kurti i tregon Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën