TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

by Tëvë1
29 minuta ago
0
A A
​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, bën të ditur se gjatë vizitës së saj dyditore në Gjermani ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në qytetin e Kehl-it.

Kusari-Lila ka shkruar se aktiviteti mblodhi rreth 420 biznese, shumica shqiptare, por edhe biznese gjermane dhe të tjera të themeluara nga ndërmarrës me prejardhje nga vende të ndryshme.

“Mbrëmja filloi dhe u përmbyll nën tingujt e muzikës shqipe, të interpretuar nga mezzosopranoja jonë, Flaka Goranci”, shkruan Kusari Lila në Facebook.

Ministrja Kusari Lila ka theksuar se në prani të bashkatdhetarëve, Kryetarit të Kryesisë së Unionit, Zenun Krasniqi, dhe Presidentit të Bordit Këshillëdhënës të Unionit, Nazmi Viqa, “u vu edhe një herë në pah lidhja e fortë me diasporën tonë dhe potenciali i saj për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të sjellë investime e partneritete të reja me Kosovën”.

Në këtë organizim, Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka takuar edhe Kryetarin e Qytetit të Kehl-it, Wolfram Britz, ndërsa së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Strasburg, Fitor Muratin, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovcin, si dhe Drejtorin e GIZ Kosovo, Markus Delfs, kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve ekonomike.

“Gjatë prezantimit tim para ndërmarrësve, fola për mundësitë që ofron Kosova për investime, zhvillim të biznesit dhe bashkëpunim ekonomik, por edhe për potencialin e madh të diasporës sonë përmes përvojës, rrjeteve dhe njohjes së tregjeve gjermane e evropiane”, shkruan ajo.

Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve nga diaspora dhe sipërmarrës shqiptarë në Gjermani, ndër ta përfaqësues të GREENHOUSE SH.P.K., Faber Media & Production GmbH, SHEHU Group LLC dhe Frigo DELUXE, të cilët kanë prezantuar dhe kanë ndarë historitë e tyre të suksesit në të bërit biznes.

Sipas saj, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane është dëshmi e fuqisë që ka diaspora jonë kur rrjetëzohet, bashkëpunon dhe ndërton ura. Dhe pikërisht ura të tilla duam të ndërtojmë edhe më shumë mes Kosovës, Gjermanisë dhe tregut evropian.

Tags: DiasporaInvestimeMimoza Kusari - LilaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Çeku: Në Ditën e Studentëve përuruam ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

Çeku: Në Ditën e Studentëve përuruam ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria e dërgon në Kuvend projektligjin për Specialen, pritet veprimi i Komisionit për Legjislacion

Kurti pranon letër urimi nga kancelari Merz: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

Kurti pranon letër urimi nga kancelari Merz: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën