TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton dëshmorët që ranë 26 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës

by teve1
1 vit ago
2
A A
Kurti kujton dëshmorët që ranë 26 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në 26 vjetorin e betejës së Çabratit në Gjakovë ka përkujtuar ushtarët e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në këtë betejë.

Kurti ka thënë se ata përkundër pabarazisë së madhe në armatim, e mbrojtën me guxim qytetin dhe popullsinë civile nga agresioni barbar i forcave okupatore serbe.

Ai ka shtuar se si institucione e si shoqëri, angazhohen që kujtesa historike të jetë udhërrëfyese për të ardhmen e Kosovës.

“Në 26 vjetorin e betejës heroike të Çabratit në Gjakovë, përkujtojmë ushtarët trima të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përkundër pabarazisë së madhe në armatim, e mbrojtën me guxim qytetin dhe popullsinë civile nga agresioni barbar i forcave okupatore serbe. Nga këto luftime të ashpra ranë dëshmor: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja dhe Hamëz Zymberi. Sot përkujtojmë sakrificën e djemve dhe vajzave që luftuan në betejën e Çabratit. Përkujtojmë të gjithë martirët e Gjakovës, që u vranë, u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm në ato ditë të errëta të majit. Nderojmë ҫdo ditë 1022 martirët dhe 361 dëshmorët e Gjakovës, dhe sakrificën që na mundësoi ta jetojmë lirinë e ta gëzojmë shtetin tonë. Si institucione e si shoqëri, angazhohemi që kujtesa historike të jetë udhërrëfyese për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Lavdi dëshmorëve të Çabratit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ky është parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën