TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​28 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
​28 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar, shkruan KP.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit prej djemve të familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar.

Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën