TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kurti ia zgjatë dorën LDK-së” – A do ta pranojë Abdixhiku ftesën e VV-së?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për koalicion Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se së shpejti do të dalin me një përgjigje nëse do të pranojnë të qeverisin me Vetëvendosjen.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
2 0
A A

Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, ka filluar t’i zbus qëndrimet.

Përmes një letre, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur gatishmëri për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë letër Kurti nuk ka hezituar t’ia përmend LDK-së historikun e koalicioneve me partitë e tjera përfshi Vetëvendosjen.

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Në sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”- thuhet tutje në letër.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk dha përgjigje të menjëhershme për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Ai premtoi se do jenë transparent dhe do të përgjigjen pa arrogancë.

“Më lejoni të shkojë në zyrë të shoh letrën dhe do të kthejë përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha Abdixhiku.

Abdixhikut nuk i mjaftuan as disa orë në zyre për të marrë një vendim final.

“Pritni keni durim, do të jem transparent si çdoherë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, tha Abdixhiku.

Por, skeptik se mund të ketë një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është analisti politik, Artan Muhaxhiri.

“Në mënyrën se si ishte shkruar kjo letër ku përmenden marrëveshjet e kaluara, unë nuk shoh ndonjë perspektivë se mund të ketë ndonjë lëvizje përpara pasi siç thash më herët do duhej të kishte një qasje tjetër. Tani varet se çfarë do t’i ofrohet Lidhjes Demokratike të Kosovës por e dimë se Lumir Abdixhiku ka kërkuar postin e kryeministrit”, tha ai.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qenë në koalicion edhe në të kaluarën por që ishte jetëshkurtër për shkak se kjo e fundit ngriti mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti 1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti e komenton ligjin për Specialen: Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua në Kuvend

Haliti e komenton ligjin për Specialen: Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua në Kuvend

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Gjini publikon shifrat e BQK-së: Rriten çmimet dhe borxhet, shqetësim për gjendjen ekonomike të familjeve kosovare

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Ministrja Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Familjet kujtojnë tragjedinë e Ohrit, 33-vjet pas aksidentit ende presin përgjigje

Familjet kujtojnë tragjedinë e Ohrit, 33-vjet pas aksidentit ende presin përgjigje

Momentin e largimit të Jakup Krasniqit nga familja, e prishë EULEX-i që ia drejton armën familjarit

Momentin e largimit të Jakup Krasniqit nga familja, e prishë EULEX-i që ia drejton armën familjarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën