TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, Britania i kërkon qeverisë së re mjedis të lirë për gazetarët

by teve1
11 muaj ago
2
A A
Rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, Britania i kërkon qeverisë së re mjedis të lirë për gazetarët

Ambasada britanike në Kosovë është shprehur e shqetësuar me rënien e Kosovës në Indeksion Botëror të Lirisë së Shtypit gjatë dy viteve të fundit.

Në reagim thuhet se Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe ruajë fuqinë e institucioneve të saj demokratike ‘duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të respektueshëm për gazetarët’.

Kjo sipas tyre duhet të bëhet edhe duke punuar me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së gjatë dy viteve të fundit, pas rezultateve të saj më parë mbresëlënëse. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe ruajë fuqinë e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të respektueshëm për gazetarët për të kryer punën e tyre jetike dhe duke punuar me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave”, thuhet në reagim.

Më tej, ndër të tjera thuhet se një media e lirë dhe e pavarur është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon në stabilitet dhe prosperitet më të madh.

“Një media e lirë dhe e pavarur është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon në stabilitet dhe prosperitet më të madh. Pa aftësinë për të shprehur dhe shpërndarë informacion faktik dhe opinion të lirë, nuk mund të ketë llogaridhënie dhe asnjë diskurs publik të informuar. Në të gjithë botën, ngacmimi i gazetarëve, veçanërisht i grave gazetare, mbetet një sfidë për raportimin e lirë dhe të drejtë”, theksohet në reagim.

Ndryshe, Kosova ka rënë për 24 pozita në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të cilin e ka publikuar të premten organizata “Reporterët pa Kufij”.

Nga 180 shtete gjithsej, Kosova është renditur e 99-ta, duke mbetur prapa të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Serbinë dhe Shqipërinë.

Ndërkaq, sot më 3 Maj shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Çdo vit kjo datë shënohet për të vlerësuar lirinë e shtypit në botë, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre./teve1.info/

Tags: britania e madheKosovaLiria e Medias
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën