TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozhari: S’janë kredibile raportet që lirinë e medias në Kosovë e paraqesin më keq se Serbinë

by TËVË 1
2 vjet ago
12
A A
Pozhari: S’janë kredibile raportet që lirinë e medias në Kosovë e paraqesin më keq se Serbinë

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari, thotë se raportet të cilat e paraqesin situatën e lirisë së medias në Kosovë më keq sesa në vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Shqipëria nuk janë kredibile.

Pozhari nuk bindet nga raporti i  organizatës Reporterët pa Kufij që Kosova renditet e 99-a në botë nga 180 shtete në indeksin vjetor të 2025-s për lirinë e shtypit.

“Personalisht, mua nuk më bind asnjë raport dhe nuk më duket kredibil, ai që e paraqet situatën e Kosovës më të keqe sesa mediat në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, të paktën ato para gjuhës shqipe apo edhe në Shqipëri. Pra, cilido raporto që e paraqet Kosovës më alarmante sesa këto shtete fqinje duke e ditur se ne të gjithë komunikojmë me këto shtete dhe i ndjekim ngjarjet. Mendoj personalisht se duhet me u shikua metodologjia, sepse nuk mendoj që është ajo gjendje”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, për faktin që në Kosovë ka gazetarë që kanë kontribuar që nga koha e Millosheveqit dhe në kohën e pasluftës, tregon që gjendja e lirisë së medias nuk është në gjendje më të keqe sesa në vendet e rajonit.

“Kur them që Kosova nuk është në gjendje më të keqe sesa Serbia, Maqedonia apo Shqipëria e them për shkakun e profesionalizimit të shumë gazetarëve që kanë kontribuar në kohët më të vështira dhe nuk janë trembur as në kohën e Millosheviqit, as në kohën e pasluftës dhe e kanë bërë punën e tyre me përkushtim. Mirëpo, nuk mundem me pranu kur një pronar i medias është biznesmen çohet e del nëpër studio televizive i kamufluar si gazetar tu e pas mendimin vetëm te interesi i tij, e me pa si sulm ndaj medias së lirë”, deklaroi Pozhari.

Kosova nga sot renditet e 99-a në botë nga 180 shtete në indeksin vjetor të 2025-s për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Në indeks, Kosova renditet më së keqi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet e 80-a, Mali i Zi i 37-i, Maqedonia e Veriut 42-ta, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-a./teve1.info/

Tags: mediat në KosovëTeve1Xhevdet Pozhari
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën