TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trashëgimia e Arabisë Saudite prezantohet në Prishtinë

by TËVË 1
11 muaj ago
2 0
A A

Tradita, kultura dhe trashëgimia e pasur e Mbretërisë së Arabisë Saudite janë prezantuar për herë të parë në Prishtinë përmes ekspozitës ndërkombëtare “Urat”, e cila u hap sot në kryeqytet.

Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, kjo ngjarje kulturore unike, përmes kësaj ekspozite, sjell një pasqyrë të jetës, zakoneve dhe trashëgimisë së këtij vendi.

Në këtë ekspozitë, përmes seksioneve të veçanta dhe përmbajtjes unike, vizitorët mund të mësojnë më shumë për Arabinë Saudite, historinë e Mekës, dorëshkrimet e çmuara të Bibliotekës së Mekës, botimet e Kuranit, garat ndërkombëtare të leximit të Kuranit, artin e kaligrafisë arabe, si dhe të përjetojnë nga afër ndjesinë e të qenit pranë Qabesë së bekuar përmes teknologjisë së realitetit virtual.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite është i një domethënie të veçantë, kjo edhe për faktin e promovimit vlerave sublime të Islamit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, z. Albin Kurti, tha se përmes kësaj ekspozite po ndërtohen ura bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekspozitat e tilla, më shumë se artistike, janë ftesa për reflektim mbi vlerat që na bashkojnë.

Zëvendësambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Ahmed el Harabi, tha se ekspozita ndërkombëtare “Urat” ka për qëllim që të zgjerojë rrugët komunikuese me të gjithë botën.

Ekspozita “Urat” mbetet e hapur për publikun deri më 10 maj dhe fton qytetarët e Kosovës të përjetojnë nga afër ngjyrat, aromat dhe tingujt autentikë të kulturës arabe në zemër të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën