TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A do t’i japë fund krizës në Kuvend letra e Kurtit?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër nga ora 08:30 në mëngjes i ka ftuar në takim të parin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe atë të Lidhjes Demokratike. Ky takim është paraparë të mbahet para seancës konstituive të Kuvendit.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

Për tetë herë, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti që ta konstituojë Kuvendin e Kosovës.

E pas këtyre tentimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka ftuar në takim të enjten të parin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe atë të Lidhjes Demokratike.

Ai, të dy liderëve, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, u është drejtuar me një letër.

“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, thuhet në letrën e Kurtit.

Nga ana tjetër, deputeti nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se brenda 10 ditëve do të votohet Albulena Haxhiu për kryekuvendare.

“Ne kemi diskutime me Nismën dhe me partitë minoritare edhe unë besoj që hapi i radhës them gjithmonë pas konstituimit të Kuvendit unë besoj shumë që nuk do të shkoj larg dhe do ta kemi të votuar kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiun. Pra nuk do të shkoj i bindur jam as dhjetë ditë dhe do të kemi një zhbllokim dhe unë besoj që është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës. Nuk besoj që do të kemi bllokadë të gjatë”, ka thwnw Bajqinovci në Tëvë1.

Të martën, edhe Gani Geci tregoi se e ka telefonuar ish kryeparlamentari, Glauk Konjufca për të siguruar votën e vajzës së tij, Marigona Gecit, që është deputete në LDK.

Ish ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini thotë se është dashur më herët të këtë takime të tilla dhe negociata me partitë opozitare.

Të enjten, nga ora 10 është seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

17 shkurti i gjashtë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën