TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pakistani thotë se ka informacion që India do ta sulmojë “brenda ditësh”

by teve1
1 vit ago
1
A A
Pakistani thotë se ka informacion që India do ta sulmojë “brenda ditësh”

Pakistani ka thënë të mërkurën se ka “informacion të besueshëm” se India po planifikon sulm ndaj tij  brenda ditësh, ndërsa ushtarët shkëmbyen zjarr përgjatë kufijve.

Lëvizjet e Indisë për të ndëshkuar Pakistanin, pasi e akuzuan atë për mbështetjen e sulmit në Pahalgam , të cilin Islamabadi e mohon, kanë çuar tensionet midis rivalëve të armatosur me armë bërthamore në pikën e tyre më të lartë që nga viti 2019, kur ata ishin pranë luftës pas një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në Kashmir.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit dhe pretendohet nga të dyja palët në tërësinë e tij.

Pakistani tregon se India planifikon veprime ushtarake kundër saj në 24 deri në 336 orët e ardhshme “me pretekstin e akuzave të pabaza dhe të sajuara për përfshirje.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët indianë, raporton AP.

Megjithatë, zyrtarët e qeverisë indiane, në kushte anonimiteti thanë se kryeministri Narendra Modi u ka “dhënë liri të plotë operacionale forcave të armatosura për të vendosur mbi mënyrën, objektivat dhe kohën e reagimit të Indisë ndaj masakrës së Pahalgam”.

Sulmi i javës së kaluar u mor përsipër nga një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Rezistenca e Kashmirit.

Afati i fundit për qytetarët pakistanezë për t’u larguar nga India, me përjashtim të atyre me viza mjekësore, skadoi të dielën, por shumë familje ende po nxitonin drejt pikës kufitare në qytetin Attari në shtetin verior të Punjabit.

Disa mbërritën vetë. Të tjerë po deportoheshin nga policia.

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar pasi persona të armatosur vranë 26 persona, shumica prej të cilëve turistë indianë , pranë qytetit turistik Pahalgam.

Masakra shkaktoi masa diplomatike si kundërpërgjigje, që përfshinin anulimin e vizave dhe tërheqjen e diplomatëve. Nju Delhi pezulloi një traktat të rëndësishëm për ndarjen e ujit me Islamabadin dhe urdhëroi mbylljen e kufirit të tij me Pakistanin.

Në përgjigje, Pakistani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore indiane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

​Vijon në ditën e 121-të protesta në Tiranë

​Vijon në ditën e 121-të protesta në Tiranë

Ekspertët: S’duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Rubio lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon me vdekje të burgosurin palestinez

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon me vdekje të burgosurin palestinez

Hajdari e Avdullahu lirohen nga grumbullimi

Hajdari e Avdullahu lirohen nga grumbullimi

Mbrojtja e Viqentijeviq kërkon dëgjimin e eksperit nga FBI për sulmin në Ibër-Lepenc, kundërshton prokuroria

Mbrojtja e Viqentijeviq kërkon dëgjimin e eksperit nga FBI për sulmin në Ibër-Lepenc, kundërshton prokuroria

Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur

Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

​Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi një këshilltare, ajo thotë se ia theu hundën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën